E diel, 19 Janar, 2025

Prindërit anglezë po u vendosin gjithnjë e më shumë fëmijëve këtë emër shqiptar

- Advertisement1-

Emri i Dua Lipas ishte ndër zgjedhjet më të shpeshta të prindërve për emrat e fëmijëve të tyre, sipas të dhënave të fundit.

Zyra për Statistikat Kombëtare (ONS) tha se foshnjat e quajtura Dua u dyfishuan në vitin 2019 në krahasim me vitin 2017, kur këngëtarja sapo kishte filluar të njihej në Mbretërinë e Bashkuar.

- Advertisement -

Dua është kthyer në një frymëzim për sa u përket emrave që prindërit zgjedhin për fëmijët e porsalindur. Sipas ONS, 126 bebe u quajtën Dua në vitin 2019 në Britani, krahasuar me 63 në 2017-ën.

Ndërsa “fronin” e mbajnë ende emrat Oliver dhe Olivia, si në Angli edhe në Uells, me më shumë se 9,000 fëmijë në vitin 2019. Megjithatë, numri është në rënie në krahasim me vitet e mëparshme.

Tani presim që me sukseset e Duas të rritet edhe numri i bebeve me këtë emër, dhe me ç’po shohim, shanset janë të shumta.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Psikologët e Harvardit japin këshilla për rritjen e fëmijëve

Shumë prindër janë lodhur duke dëgjuar se si teknologjia moderne mund të ketë efekte...

Prindërit kërkojnë ndihmë për shërimin e saj, vogëlushja Una vuan nga një sëmundje e rëndë

Prindërit e një vajze të vogël të quajtur Una, po kërkojnë ndihmë nga qytetarët...

Familja Dani nga Istogu kërkon ndihmë për shërimin e djalit, i duhet urgjentisht trajtimi jashtë vendit

16 vjeçari Elham Dami ka nevojë për ndihmë. Ai është i është diagnostikuar me...

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...