E mërkurë, 6 Nëntor, 2024

Prindër, vëmendje! YouTube mund të jetë i rrezikshëm për fëmijët

- Advertisement1-

Influencuesit e vegjël në YouTube po reklamojnë ushqime të pa shëndetshme dhe pije me sheqer për fëmijët e tjerë, duke grumbulluar miliarda shikime, sipas një studimi të ri botuar të hënën në revistën Pediatrics.

Studimi demonstron se si reklamuesit po kërkojnë të përfitojnë nga këto rrugë për të tregtuar produktet e tyre për fëmijët.

- Advertisement -

“Ne duhet t’i qasemi videove influencuese në YouTube me skepticizëm, madje duhet të fokusohemi tek ato që edukative ose miqësore me fëmijët”, tha autori Marie Bragg, një profesor i të ushqyerit dhe të shëndetit publik.

Studiuesit analizuan videot e postuara nga pesë ndikuesit më të shikuar të fëmijëve në YouTube në 2019.

Ata ishin midis moshave 3 dhe 14 vjeç. Ekipi i studimit vuri në dukje nëse ndikuesit luanin me lodra apo konsumonin ushqim, të tilla si vaktet e McDonald’s.

Nga 418 video në YouTube që ishin brenda kritereve të tyre të kërkimit, studiuesit zbuluan se 179 nga videot shfaqnin ushqime ose pije, 90% të atyre rasteve tregonin artikuj të markës jo të shëndetshëm, të tilla si ushqimi i shpejtë (fast-food). Ato video specifike në YouTube janë parë më shumë se një miliard herë.

Mbajtja nën kontroll e llojeve të reklamave ushqimore ndaj të cilave ekspozohen fëmijët është e rëndësishme.

Kjo sepse zakonet dietike gjatë fëmijërisë mund të kenë një efekt të rëndësishëm, duke pasur gjasa që të bëhen mbipeshe ose të zhvillojnë sëmundje kardiovaskulare dhe diabetin gjatë jetës, sipas studimit të kaluar.

Dhe ndërsa shumë reklama për ushqimin zhvillohen në televizion, kompanitë gjithnjë e më shumë i janë drejtuar audiencës në rritje në faqet e mediave sociale si YouTube.

- Advertisement -rrrrrrr

Një nga aspektet më të rëndësishme të studimit, Bragg tha, ishte thjesht tërheqja e vëmendjes për faktin se mikpritësit më të njohur të YouTube nën 18 vjeç shpesh promovojnë produkte drejtpërdrejt dhe fëmijët shpesh janë të fiksuar pas mesazhit.

Prindërit mund të mendojnë se po vendosin fëmijët e tyre për të parë një tjetër fëmijë duke luajtur në oborrin e shtëpisë së tyre, jo fëmijë që promovojnë Chicken McNuggets.

Kjo është veçanërisht e vërtetë dhe gjatë pandemisë  kur prindërit i lënë fëmijët e tyre me orë të gjata në ekranin e telefonit që ata të kenë mundësi të vazhdojnë punën nga shtëpia.

“Ekspozimi i fëmijëve ndaj ushqimit jo të shëndetshëm, pijeve dhe përmbajtjeve të tjera në YouTube duhet të rregullohet,” tha Dr. Jenny Radesky, autori kryesor i deklaratës së politikave të Akademisë Amerikane të Pediatrisë për reklamimin digjital tek fëmijët, përmes postës elektronike. Praktika e personazheve të besuar që promovojnë produkte brenda videove të tyre – duhet të ndalet në YouTube, sepse nuk lejohet në TV”.

Një lloj kryesor i videos infulencuese në YouTube, që mund të shfaqë ushqim, është fenomeni i njohur si “hapja e kutisë”, në të cilën njerëzit hapin kuti me produkte ndërsa rrëfejnë ose komentojnë për ato që po bëjnë.

“Ndërsa ekosistemi digjital i të rriturve drejtohet nga të ardhurat nga reklamat dhe dizajni bindës, kjo nuk do të thotë që hapësirat digjitale të fëmijëve duhet të jenë”, shtoi Radesky, i cili është gjithashtu asistent profesor i pediatrisë në Universitetin e Miçiganit.

“Ne kemi nevojë për një kod të ri të etikës për fëmijët në SH.B.A.”

“Fëmijët e vegjël i shikojnë yjet e këtyre videove si bashkëmoshatarë dhe miq dhe nuk e kuptojnë se arsyeja pse yjet e YouTube janë kaq entuziastë për produktet e paraqitura atje është sepse ata janë reklamues të mirë-paguar.”

Këto video mund të jenë veçanërisht të suksesshme sepse shikuesit ndihen sikur kanë një marrëdhënie personale ose miqësore me fëmijën influencues. “Hulumtimet tregojnë se fëmijët që shikojnë këto video kanë më shumë të ngjarë të bezdisin prindërit e tyre për produkte – dhe të mbajnë inat nëse marrin përgjigjen jo – sesa nëse shikojnë reklama televizive tradicionale”.

Ndërgjegjësimi që shfaqet rreth ndikuesve të YouTube dhe vendosja e produkteve ushqimore në videot e tyre mund të shkaktojë ndryshime në industri, ndërsa yjet vazhdojnë të kultivojnë marrëdhëniet e tyre me adhuruesit e tyre.

Në një deklaratë, një zëdhënës i YouTube vuri në dukje se kompania ka investuar në mënyrë të konsiderueshme në krijimin e aplikacionit YouTube Kids, i cili nuk lejon përmbajtje promovuese të paguar dhe ka udhëzime të qarta që kufizojnë kategori të tilla si ushqimi dhe pijet nga reklamat në aplikacion.

Zëdhënësi gjithashtu vuri në dukje kushtet e shërbimit për aplikacionin kryesor YouTube, i cili thotë se fëmijët duhet të kenë gjithmonë leje nga prindi ose kujdestari i tyre para se të përdorin shërbimin.

Kur është e mundur, rekomandohet që prindërit të kufizojnë kohën që fëmijët e tyre kalojnë duke parë YouTube, madje edhe përmbajtja duhet të jetë miqësore për fëmijët ose edukative. Dhe Bragg argumentoi se pediatrit mund të ndihmojnë në informimin e prindërve për mënyrat se si marketingu mund të maskohet si argëtim.

“Nëse fëmija juaj përdorë YouTube ose YouTube Kids,” -tha Radesky, “do të jetë në shënjestër të shumë reklamuesëve, që ata ndoshta nuk do t’i kuptojnë Ndihmojini ata të jenë më të zgjuar.”

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...

Çfarë konsiderohet rritje e ngadaltë dhe si zbulohet – kjo është ajo që prindërit duhet të dinë

Ja si të dalloni nëse fëmija juaj po rritet ngadalë Në pediatri përdoren grafikët e...

Kthimi i fëmijëve në shkollë: Këto janë disa nga gjërat që çdo prind duhet t’i dijë

Pas situatës të pandemisë, fillimi i shkollës do të jetë një përvojë e vështirë...

Fëmijëve u pëlqen kur prindërit kanë këto katër zakone

Ekzistojnë disa zakone që prindërit mund të praktikojnë që do të bëjnë sigurisht që...