“Prindër, uluni me fëmijët tuaj dhe tregoni se s’ka kurrë një arsye për të tallur dikë për skamjen e tij”

- Advertisement -

Shkolla “Emin Duraku” në Prizren përmes një postimi në Facebook ka kërkuar nga prindërit të ulen më fëmijët e tyre për 5 minuta dhe të shpjegojnë se nuk ka kurrë një arsye për të tallur dikë për skamjen e tij, peshën e tij, jetën familjare apo gjërat që ata shijojnë, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Njoftimi i plotë:

- Advertisement -

TË NDERUAR PRINDËR

Mësimi ka filluar dhe unë dua t’ju kërkoj një nder..

Uluni me fëmijën tuaj për 5 minuta dhe shpjegoni se nuk ka kurrë një arsye për të tallur dikë për skamjen e tij, peshën e tij, jetën familjare apo gjërat që ata shijojnë.

- Advertisement -

Shpjegoni se nuk ka asgjë të keqe nëse dikush mbath të njëjtat këpucë çdo ditë.

Shpjegoni se një çantë shpine e përdorur mbart të njëjtat ëndrra si një e re.

Mësojini ata të mos përjashtojnë askënd për “të qenë ndryshe”

Shpjegoju atyre se ngacmimi dhemb dhe se shkolla është për të shkuar për të MËSUAR, JO për të konkurruar ose përhapur negativitet.

Kujtoju atyre se disa fëmijë nuk shkojnë në shtëpi në familje të dashura, kështu që është e rëndësishme të jesh i sjellshëm. Gjithçka fillon në shtëpi!