Konsiderohet se fëmijët janë më të ndjeshëm ndaj kësaj sëmundjeje.
Meningjiti është një inflamacion (infeksion) i membranave mbrojtëse të trurit (meningjet) dhe të palcës kurrizore, transmeton lajmi.net.
Shkaqet e meningjitit janë të ndryshme, por në përqindjen më të madhe, ato janë bakteriale, ose virale.
Më rrallë shkaktohen nga tuberkulozi, kërpudhat, ose parazitët. Konsiderohet se fëmijët janë më të ndjeshëm ndaj kësaj sëmundjeje.
Kjo është arsyeja pse kemi vendosur t’ju kujtojmë prindërve mënyrat e zbulimit të meningjitit dhe cilave simptoma duhet t’u kushtojnë vëmendje më së shumti.
Ethe të papritura
Një nga simptomat e meningjitit është një ethe që fillon papritmas. Një fëmijë fillon të dridhet dhe vazhdon të ankohet se ka vazhdimisht të ftohtë. Temperatura e fëmijës së sëmurë rritet shumë shpejt dhe shumë shpesh bëhet e vështirë për ta ulur.
Megjithatë, për shkak se kjo simptomë është një shenjë e shumë sëmundjeve të tjera, duhet t’u kushtohet vëmendje faktorëve të tjerë që tregojnë ndryshime në gjendjen e një fëmije.
Dhimbje koke e rëndë
Dhimbjet e kokës të shkaktuara nga meningjiti shpesh nuk janë thjesht të forta por edhe të padurueshme.
Për më tepër, dhimbja mund të ndikojë edhe në qafën e një pacienti, por për shkak të dhimbjes së kokës “therëse” fëmija thjesht nuk mund t’i kushtojë vëmendje qafës.
Shikim i turbullt
Një person i prekur nga meningjiti nuk mund ta përqëndrojë shikimin e tij, prandaj pamja e tij turbullohet.
Dhimbje stomaku, të përziera dhe të vjella
Një person i sëmurë me meningjit humbet oreksin. Kjo ndodh pjesërisht për shkak të të përzierave konstante që mund të pasohen nga dhimbje stomaku dhe të vjella.
Ndjeshmëria ndaj dritës
Një tjetër shenjë e meningjitit është frika nga drita e fortë, sepse shkakton lotim të syve të fëmijës dhe të përziera së bashku me një dhimbje koke që bëhet edhe më e fortë.
Pamundësia për të drejtuar këmbët
Edhe sikur të arrish t’ia përkulësh kokën e fëmijës drejt kraharorit, këmbët e tij në çast përthyhen në gjunjë dhe ato e kanë të pamundur që të shtendosen nga ky pozicion.
Ky fenomen quhet Shenja e Qafës së Brudziwski-t. Me meningjitin, shfaqet edhe shenja e Kernig, ku fëmija nuk mund të zgjasë tërësisht këmbën e tij nëse është ngritur rreth 90 °.