Prindër nëse keni problem për aplikim për subvencionim të librave kontaktoni këtu

- Advertisement -

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se mbi 60 mijë prindër kanë aplikuar në 24 orët e para për subvencionim të librave.

- paragrafi 1 -

Ajo ka thënë se prindërit që kanë probleme rreth aplikimit të kontaktojnë: 0800 30 900 si dhe emaili:[email protected].

- Advertisement -

Njoftimi i Nagavcit:

Të dashur prindër,

Një ditë më parë kemi hapur aplikimin për subvencionimin e teksteve shkollore në Platformën e-kosova.

- Advertisement -

Sipas të dhënave zyrtare, brenda 24 orëve kanë aplikuar gjithsej 60,244 prindër.

Inkurajojmë prindërit që nuk kanë aplikuar ende që ta shfrytëzojnë këtë mundësi.

Në shërbimin tuaj është edhe numri i telefonit pa pagesë për çfarëdo pyetje që mund të keni rreth aplikimit:0800 30 900 si dhe emaili:[email protected].

Ju siguroj se të gjitha ankesat do të shqyrtohen me kujdes.