“Prindër, mos i bleni librat pa u konsultuar me mësimdhënësit”

- Advertisement -

Drejtoresha e shkollës “Pavarësia” në Balaj të Ferizajt, Safete Tahiri, ka kërkuar nga prindërit mos t’i blejnë librat pa u konsultuar me mësuesit, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Ndryshe, sot në libraritë e Kosovës fillon shitja e librave.

- Advertisement -

Njoftimi:

Njoftim me rëndësi për prindërit dhe për nxënësit

Sot, më 23 gusht fillon shitja e librave nëpër libraritë e qytetit tonë, por edhe në qytete të tjera.

- Advertisement -

Po ashtu, mos blini librat pa u konsultuar paraprakisht me mesuesen ose me kujdestarin e klasës, sepse secili mësimdhënës ka përzgjedhur shtëpinë botuese të secilit libër për secilën klasë.

Me respekt
Drejtoresha e shkollës Safete Tahiri