E enjte, 12 Dhjetor, 2024

Prindër, kujdes: Mos i vini bebes shirit në kokë kur vendosni ta vini në gjumë

- Advertisement1-

Shiritat zbukurues në kokën e bebes mund të jenë shumë të këndshëm, mirëpo vetëm derisa janë zgjuar.


Kur t’i vini në gjumë patjetër hiqjani.

- Advertisement -

Ekspertët thonë që shiritat kur t’i vini në gjumë bebet patjetër hiqjani, sepse, derisa bebja fle gjumë, mund t’i rrëshqasë nga koka dhe të pengojë frymëmarrjen.

Kjo gjë është njësoj si kur nënave u rekomandohet që të mos ia mbulojnë kokën bebes derisa është në gjumë, sepse atëherë mund të ndodhë tejngrohja e trupit, gjë që rrit rrezikun nga sindroma e vdekjes së papritur të bebes apo edhe ngufatja.

Udhëzime për gjumë të sigurt

Pediatrit thonë që ekzistojnë shumë udhëzime se si beben të sigurt ta lini të flejë gjumë, apo theksojnë që gjithmonë duhet përmbajtur këtyre dy rregullave:

– vendosni beben në shpinë kur fle gjumë

– hiqni të gjitha sendet e pa fiksuara dhe të panevojshme nga krevati (jastëkët, lodrat, batanijet).

- Advertisement -rrrrrrr

Gjithashtu, prindërit këshillohen ta heqin nga kokat e tyre sa herë që fëmijët e tyre nuk i përcillni me sy, si p.sh. ndërsa janë në makinë, në ulësen e makinës.

Hiqni objektet e vogla

Ekspertët paralajmërojnë që fëmijët lehtë mund të gëlltisin, thithin ose përpijnë sendet sepse i vendosin në gojë në mënyrë natyrale.

Mjekët ua përkujtojnë prindërve se ata mund të parandalojnë rrezikun e ngufatjes duke siguruar që sende të vogla dhe të vogla të mbahen larg mundësive të fëmijëve nën moshën tre vjeç.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Gjejnë njëra-tjetrën pas 32 vitesh: Nënës i bie të fikët në krahët e vajzës

Një histori e trishtë është transmetuar ditën e sotme në rubrikën “Ka një mesazh...

Kujdes nëna: Këto ushqime nuk duhet t’ua jepni fëmijëve pa bërë 2 vjeç

Stomaku dhe gjithë sistemi tretës i fëmijëve është mjaft i ndjeshëm dhe nuk mund...

Ky artikull është për ju që keni planifikuar të bëheni nëna pas moshës 40-vjeçe!

Në vendin tonë, gjithnjë e më shumë gra vendosin të kenë një fëmijë në...

Momente prekëse, nëna me kancer ndahet mes lotësh nga i biri para se të niset drejt spitalit

Jonida është veçse 25 vjeç, por sëmundja e kancerit po ia shkurton jetën. Kur...