Prindër, kujdes! Ja përse një fëmijë nuk duhet të flejë kurrë në divan

- Advertisement -

Vendi më i rezikshëm për të fjetur një fëmijë është divani, bazuar në një studim të ri. Mbi 9.000 vdekje të foshnjave gjatë gjumit, gati 13% e tyre kanë ndodhur në një divan, ku flinin foshnja nën tre muajsh, sipas një studimi të ri të botuar në “Pediatrics”.


Studiuesit theksuan se dhe një dremitje e lehtë në divan është një vend i rezikshëm për të fjetur foshnjat.

- Advertisement -

Për të mbajtur fëmijën tënd të sigurt gjatë gjumit ndiqni këto këshilla nga Akademia Amerikane e Pediatrisë.

Gjithmonë vendoseni fëmijën tuaj të flejë me shpinë. F

oshnjat duhet të flenë në një shtresë të sheshtë, në një krevat fëmijësh apo bazament që përmbush standartet kryesore të sigurisë. Asnjëherë mos e lini fëmijën të flej në një dyshek uji.

- Advertisement -

Mbajini të gjitha objektet si lodrat, jastëkun, batanijen sa më të buta. Një mënyrë tjetër për të zvogëluar rrezikun është ta mbani foshnjen sa më gjatë afër gjirit, duke i ofruar një biberon gjatë dremitjes, me dhomën e në një temperaturë konstante dhe mos të lejoni asnjëherë të pihet duhan në ambientet ku qëndron foshnja juaj.