E hënë, 20 Janar, 2025

“Princesha e babit” fiton çmimin e parë të Festivalit për Fëmijë në Shkodër

- Advertisement1-

Marina Daka me këngën “Princesha e babit”. Drejtori, Kujtim Aliaj, duke e cilësuar një sukses organizimin, tha se tashmë do të nisë puna për jubileun e 60-të festivalit.


Marina Daka me këngën “Princesha e babit” fitoi edicionin e 59-të të festivalit mbarëkombëtar të këngës për fëmijë.

- Advertisement -

Me tekst dhe muzikë të Eriona Rushitit dhe orkestrim të Enis Mullaj, vajza nga Fieri rrëmbeu votat e jurisë dhe arriti suksesin në pjesëmarrjen e parë në Festivalin e Shkodrës.

Plot ngjyra dhe ritëm erdhen në këtë natë finale 18 interpretimet e të fëmijeve nga të gjitha trojet shqipfolëse që kurorëzuan një tjetër edicion të suksesshëm të kësaj feste muzikore.

Shkodra pas kurorëzimit të këtij edicioni, nis menjëherë përgatitjet për jubileun e 60-të të këtij festivali, që t’i japë Shqipërisë atë që realisht meriton ky rrugëtim i këngës për fëmijë.

Me çmim të dytë në këtë festival u vlerësuan kënga “Vetminë askush se duron” kënduar nga Uarda Dibra dhe “Fal Dashuri ” nga Sibora Teqja mori vendin e tretë.

Në këtë natë nuk munguan surprizat dhe numrat artistik, mes të cilave rikthimi i këngës së kompozuar prej profesor Kujtim Alisë, i cili pak ditë më parë festoi 60-vjetorin e lindjes.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Psikologët e Harvardit japin këshilla për rritjen e fëmijëve

Shumë prindër janë lodhur duke dëgjuar se si teknologjia moderne mund të ketë efekte...

Prindërit kërkojnë ndihmë për shërimin e saj, vogëlushja Una vuan nga një sëmundje e rëndë

Prindërit e një vajze të vogël të quajtur Una, po kërkojnë ndihmë nga qytetarët...

Familja Dani nga Istogu kërkon ndihmë për shërimin e djalit, i duhet urgjentisht trajtimi jashtë vendit

16 vjeçari Elham Dami ka nevojë për ndihmë. Ai është i është diagnostikuar me...

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...