E diel, 23 Shkurt, 2025

Princesha dhe princat do ta zbukurojnë pemën e gjyshes ‘online’

- Advertisement1-

Traditat e pushimeve vjetore në fundvit në familjen Middleton duket se do të zhvillohen ‘online’ kësaj here.

Carole Middleton, nëna e Kate dhe Pippa Middleton ka zbuluar me anë të një postimi në llogarinë e saj në ‘Instagram’ se një nga aktivitetet e preferuara të familjës, atë të zbukurimit të pemës së Krishtlindjeve do ta realizojnë ndryshe këtë vit.

- Advertisement -

“Ne mund të mos jemi në gjendje të bashkohemi, por, pas një viti si 2020, duhet të kujtojmë se çfarë është me të vërtetë e rëndësishme këtë Krishtlindje. Për mua, ajo që ka vërtet rëndësi është që familja ime të ndihet e lidhur. Unë normalisht i lejoj nipërit dhe mbesat e mia të më ndihmojnë të zbukurojnë pemën. Këtë vit, unë do t’i kërkoj me thirrje video për të vendosur se cili zbukurim duhet të vendoset në pemë me anë të një videoje e cila do të na lidhë bashkë”, ka shkruar mamaja e Kate në llogarinë e saj.

Nipërit dhe mbesat e saj, Princ George, Princesha Charlotte, Princ Louis do ta ndihmojnë gjyshen ta dekorojë pemën e Vitit të Ri nga ekrani i kompjuterit, marrë shkas nga pandemia ‘Covid-19’.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Party Pieces (@partypieces)

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Burri gjen letrën 130-vjeçare në shishe me mesazhin e rëndësishëm brenda saj

Ludovic Mollier, një artizan francez, gjeti një shishe që përmbante një letër me një...

Thënie të famshme nga George Washington: Më parë vdes në këmbë sesa të jetojë në gjunjë

George Washington ka qenë presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës –...

Gazeta amerikane ripublikon artikullin e vitit 1904 për shqiptarët si populli më fisnik

Gazeta amerikane “The Seattle Star”, më 29 prill 1904, botoi artikullin “Shqiptarët, një racë...

Si të përballoni stresin në punë?

Stresi në vendin e punës është një problem që prek shumicën e njerëzve dhe...