E premte, 26 Korrik, 2024

Princesha Charlotte është një nxënëse ‘normale’, po pse është ndryshe emri i saj në shkollë?

- Advertisement1-

Pushimet mbaruan dhe Princi George me Princeshën Charlotte janë kthyer sërish në shkollë këtë javë.


Ndonëse të gjithë i njohin edhe me emrat e tyre mbretërorë, në shkollë Princi George dhe Princesha Charlotte përdorin emra të ndryshëm për të treguar që edhe ata janë nxënës ‘normalë’.

- Advertisement -

Ashtu si për Princin, edhe për Princeshën Charlotte, mësuesit dhe shokët e shkollës njohin vetëm një emër që nuk ka lidhje me titullin mbretëror të saj.

Motër e vëlla janë rikthyer këtë javë në “Thomas’s Battersea” në Londër. George, 8-vjeçar, rikthehet në shkollë për të katërtin vit, ndërsa Charlotte, 6-vjeçare, shkon në klasën e dytë.

Pavarësisht statusit të tyre mbretëror, i gjithë stafi i shkollës thotë se fëmijët trajtohen njësoj si të gjithë të tjerët sapo hyjnë në portën e shkollës.

Kjo është arsyeja që edhe Kate dhe William duan që fëmijët e tyre të kenë një fëmijëri sa më “normale” të jetë e mundur, ndaj edhe Charlotte e ndjek shkollën me një emër tjetër.

Emri i plotë i vogëlushes është Charlotte Elizabeth Diana, ndërsa titulli i saj zyrtar është Madhëria e saj Princesha Charlotte e Cambridge-t.

- Advertisement -rrrrrrr

Të dy emrat, që e identifikojnë menjëherë Princeshën, në fakt, nuk përdoren as nga mësuesit dhe as nga nxënësit e shkollës.

Duke ndjekur shembullin e vëllait të saj të madh dhe anëtarëve të tjerë të familjes, ajo përdor si mbiemër në shkollë titullin e prindërve. Prandaj, njihet në shkollë si Charlotte Cambridge.

Edhe George, i cili është George Alexander Louis apo Madhëria e tij Princi George i Cambridge – njihet në shkollë me emrin George Cambridge.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Vera Çollaku nga Prizreni diplomon në afat rekord në Fakultetin e Mjekëisë

Vera Çollaku 23 vjeçare nga Prizreni ka diplomuar në afat rekord në Fakultetin e...

Argjent Latifi nga Podujeva diplomon në njërin prej universiteteve më të njohura në Londër

I riu kosovar Argjent Latifi, me origjinë nga qyteti i Podujevës, është bërë tashmë...

Erëza Durmishi, doktoresha më e re në qytetin e Mitrovicës – diplomon në afat rekord

Qytetit të Mitrovicës i'u shtua edhe një mjeke e re, kjo është Erëza Y....

Alarmante: Bie në nivel rekord interesimi për të studiuar në Juridik, nuk plotësohet as numri

Më 4 korrik, Universiteti i Prishtinës zyrtarisht hapi konkursin për pranimin e studentëve të...