E diel, 10 Nëntor, 2024

Prezantohet Strategjia e Zhvillimit të Arsimit Parauniversitar të Komunës së Drenasit 2024-2028

- Advertisement1-

Është prezantuar Strategjia e Zhvillimit të Arsimit Parauniversitar të Komunës së Drenasit 2024-2028, shkruan AlbanianEducation.net.

Të enjten, në ambientet e gjimnazit “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” në Drenas, është mbajtur konferenca e organizuar nga Drejtoria Komunale e Arsimit në bashkëpunim me Qendrën për Avancimin e Performancës së Arsimit (QAPA). Qëllimi i kësaj konferencë ka qenë për prezantimin e rëndësisë së Strategjisë dhe ndikimin që do të ketë në të ardhmen e arsimit parauniversitar në Komunën e Drenasit.

- Advertisement -

Në këtë konferencë, kanë marr pjesë, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, drejtori i Arsimit, Muhamet Gjoka, prof.. Halim Hyseni, panelistët, msc. Jonuz Salihaj, Prof.Dr Bujuar Thaqi dhe Prof.Dr Sabri Tahiri si dhe drejtor të shkollave, përfaqësues të këshillave drejtuse të shkollave, mësimdhënës dhe prindër.

Në këtë konferencë, është zhvilluar një debat i frytshëm, në të cilin mori pjesë edhe kryetari Lladrovci, duke dhënë shpjegime për çështjet e ngritura rreth arsimit, në komunën e Drenasit.

Para të pranishmëve, kryetari Lladrovci mbajti fjalim rasti lidhur me rëndësinë e Strategjisë pesë vjeçare të zhvillimit të Arsimit në komunën e Drenasit.

Fjala e kryetarit Lladrovci të mbajtur ne këtë konferencë;

- Advertisement -rrrrrrr

Sot, ne po e lansojmë Strategjinë e Arsimit për komunën e Drenasit, Strategjinë e zhvillimit të arsimit parauniversitar të komunës tonë, për periudhën 2024-2029.

Mirëqenia, barazia para ligjit, transparenca, llogaridhënia, vendimet demokratike dhe parimet tjera të qeverisjes së mirë, nuk mund të zbatohen e as të merren me mend, pa arsim cilësor. Prandaj, duke e ditur se tek arsimi fshihet çdo sukses yni lokal e nacional, në zhvillimet e shpejta me trendët globale, arsimi ishte dhe mbetet prioritet yni.

Arsimi dhe sukseset në arsim, pres të jenë emëruesi i përbashkët i qeverisjes së mirë në komunën e Drenasit, ashtu sikur deri tash, qeverisje e shkëlqyer në nivel nacional.

Nëpërmjet kësaj strategjie, pres që arritjet e deritashme të tejkalohen, si për nga përmbajtja, ashtu edhe për nga cilësia e vëllimi, me synimin e qartë që arsimi t’i përgjigjet zhvillimeve dinamike që po na përcjellin.

I nderuari Profesor Halimi,
Të nderuar të pranishëm,

Personeli arsimor me infrastrukturën shkollore, ambientet, kabinetet, pajisjet dhe mjetet e konkretizimit, laboratorët, puna praktike, trajnimet e vazhdueshme, krijimi i klimës pozitive dhe motivuese për mësim, janë disa nga arritjet tona, të cilat dëshmohen me arritjet e nxënësve tanë.

Në këtë strategji, do të gjejmë përgjigjet për sfidat që na presin, dhe për të cilat ne jemi gati të ballafaqohemi që arsimi të vazhdojë të jetë prioritet i parë në zbatim, edhe nëpërmjet kësaj strategjie.

Në Strategji thuhet se “Edukimi do të jetë prioritet përballë arsimit, Puna edukative, arsimore dhe aftësuese do të jetë atraktive, inovative në parimin e qasjes proaktive”, qasje sa e domosdoshme, aq edhe synim yni.

Në mesin e kapitujve të Strategjisë, ku zhvillohen temat, dua ta veçoj si tejet domethënës, kapitullin “Parimet e zhvillimit të përshpejtuar strategjik- çelës i suksesit”.

Strategjia, si e tillë, na jep mundësi të heqim kufizimet e arritjeve tona të deritashme, të heqim hamendësimet se nga po shkon arsimi i komunës tonë.

Falënderoj dhe shpreh mirënjohje për anëtarët e Ekipit Hartues të kësaj strategjie, drejtorin e Arsimit si dhe kontribuuesit tjerë të cilët prijnë me përvojën, idetë dhe punën edhe për jetësimin e saj.

Tash, drejtorë, arsimtarë, prindër, nxënës e arsimdashës, të punojmë më fort, më shumë, më shpejt për jetësimin e strategjisë.

Le të jetë sfida jonë mundësi për arritje të mëtejme, le të jetë strategjia udhëzim për maksimalizimin e angazhimit tonë, për arsim të shekullit 21.
Faleminderit! /AlbanianEducation.net/.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

21 inspektorë për 23 mijë mësues

Performanca e punës së mësimdhënësve në Kosovë është në duart e një numri të...

Raporti i ekspertëve për tekstet shkollore – Si dyshohet që u keqpërdorën 6.3 milionë euro?

Raporti i dalë nga puna e Komisionit Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të...

Ky qytet mban rekord për numrin më të lartë të analfabetëve në Shqipëri

Tirana ka numrin më të lartë të analfabetëve në Shqipëri, me rreth 9,627 persona....

ZANATET: 57.8% e nxënësve në shkollat profesionale, gjejnë punë pas diplomimit

Qeveria do t’i japë më shumë fokus nxitjes së të rinjve drejt arsimit profesional...