E enjte, 26 Dhjetor, 2024

Prezantohet Korniza e re Kurrikulare e Arsimit Parauniversitar – ja FOKUSI kryesor

- Advertisement1-

Ministria e Arsimit dhe Sportit prezantoi Kornizën e Re Kurrikulare të Arsimit Parauniversitar, një dokument që synon modernizimin e sistemit arsimor dhe harmonizimin e tij me standardet bashkëkohore.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, foli për rëndësinë e këtij dokumenti dhe procesin që e shoqëroi përgatitjen e tij.

- Advertisement -

“Sot jemi në një tjetër moment të rëndësishëm për arsimin në Shqipëri, në prezantimin e Kornizës Kurrikulare të përditësuar. Në janar të këtij viti, grupi i punës nisi një proces intensiv, i cili tashmë ka përfunduar dokumentin strategjik të sistemit arsimor, pikërisht Korniza Kurrikulare. Korniza kurrikulare e modernizuar reflekton nevojat aktuale për përcaktimin e linjave që do të kenë nesër tekstet mësimore, kurrikula bërthamë, programet lëndore dhe materialet ndihmëse, duke përfshirë edhe platformat digjitale”, tha Manastirliu.

Ministrja Manastirliu, duke vlerësuar kurrikulën ekzistuese u ndal te nevoja për rishikimin e saj.

“Ky proces u bazua në një analizë të thelluar të kurrikulës ekzistuese, e cila filloi të zbatohej për herë të parë në vitin 2014-2015, kur u përfshimë për herë të parë programe lëndore të Cambridge, Pearson dhe Oxford-it, si dhe alternativa të tjera të teksteve. Pas një dekade, duke vlerësuar standardet europiane dhe kërkesat e reja, kemi konsideruar të domosdoshme përmirësimin e Kornizës Kurrikulare, për të reflektuar kompetenca të reja dhe për të adresuar ndryshimet që kërkon sistemi arsimor”, tha Manastirliu.

Korniza e Re Kurrikulare është një hap vendimtar drejt transformimit të arsimit në Shqipëri, me fokus tek kompetencat digjitale të nxënësve, integrimi i teknologjisë në mësimdhënie, edukimin mediatik, si dhe në edukimin kulturor dhe identitetin kombëtar.

“Fokusi i Kornizës së Re Kurrikulare do të jetë tek kompetencat digjitale dhe integrimi i teknologjisë, duke filluar nga klasa e parë dhe duke u reflektuar deri në arsimin e mesëm të lartë. Në këtë kuadër, kurrikula do të përfshijë lëndët STEM dhe do të përforcojë aftësitë e nxënësve në shkenca dhe matematikë. Ne do të pilotojmë klasa STEM duke u dhënë nxënësve më shumë kompetenca lidhur me shkencat dhe me mundësinë që ata më pas të integrohen në ciklet e arsimit të lartë, me kompetenca më të plota. Një element shumë i rëndësishëm i Kornizës së Re Kurrikulare lidhet me edukimin kulturor dhe identitetin kombëtar. Fokusi do të jetë tek gjuha shqipe, duke rishikuar programet lëndore nga klasa e parë deri në arsimin e mesëm të lartë. Do të synojmë mbrojtjen dhe zhvillimin e gjuhës sonë, duke e kombinuar atë me teknologjinë dhe metodat bashkëkohore të mësimdhënies.”, tha Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.

- Advertisement -rrrrrrr

Kjo Kornizë e Re do të pasohet menjëherë me ngritjen e grupeve të punës për çdo kurrikulë bërthamë, program lëndor dhe material ndihmës. Synimi është që deri në 6-mujorin e parë të vitit 2025 të fillojë hartimin e teksteve sipas planit të miratuar.

Në aktivitetin e zhvilluar për prezantimin e Kornizës Kurrikulare të përditësuar, morën pjesë përfaqësues të institucioneve të arsimit, mësues dhe drejtues shkollash, si dhe partnerë bashkëpunues të MAS.

© Portali Shkollor-

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Pensionohet mësuesja Nazmije Mustafa nga Mitrovica

Ka dalë në pension mësuesja Nazmije Mustafa nga Mitrovica, shkruan AlbanianEducation.net. Njoftimi nga drejtoresha e...

Nga Mimoza Xhindi: Siguria në arsim, baza për një të ardhme të qëndrueshme

Siguria në arsim siguron zhvillim cilësor dhe të qëndrueshëm. Ajo përfshin mbrojtjen fizike, mirëqenien...

Nagavci i ndan bursë djalit të sekretares së MASHT-it

Para pak ditësh, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë do të ndante bursa për...

Përfundimi i gjysmëvjetorit të parë – mesazh nga Behare Kryeziu, drejtoreshë e shkollës “Mustafa Bakiu” në Prizren

MESAZH NGA DREJTORESHA E SHKOLLËS ME RASTIN E PËRFUNDIMIT TË GJYSMËVJETORIT TË PARË DHE...