E diel, 23 Shkurt, 2025

Prezantohet doracaku për mësimdhënës dhe profesionistë të arsimit për mbrojtjen e fëmijëve nga trafikimi

- Advertisement1-

Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arsim Ademi mori pjesë në punëtorinë me mësimdhënës për rolin e shkollës në parandalimin dhe luftimin e trafikimit me njerëz si dhe në prezantimin e doracakut për mësimdhënësit dhe profesionistët e arsimit për mbrojtjen e fëmijëve nga trafikimi, të organizuar nga Ministria e Arsimit e mbështetur nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) Misioni në Kosovë.

Zëvendësministri Ademi ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të Ministrisë me Misionin e OSBE-së, për të siguruar një mjedis të sigurt për fëmijët në shkolla. Ai vuri në dukje se ky bashkëpunim ka qenë gjithmonë i suksesshëm dhe se puna me institucionet ndërkombëtare rrit garancitë dhe efikasitetin në parandalimin dhe luftimin e trafikimit me njerëz.

- Advertisement -

Ademi tutje tha se, MAShTI ka qenë dhe vazhdon të jetë aktiv në zbatimin e strategjive nacionale për parandalimin e trafikimit të njerëzve. Ai përmendi se MAShTI ka integruar këtë temë në kurrikulat arsimore dhe programet lëndore, veçanërisht në Edukatën Qytetare dhe Aftësitë për Jetë.

Gjithashtu, zëvendësministri Ademi tha se, përmes trajnimeve të mësimdhënësve dhe bashkëpunimit me partnerët, MAShTI ka ngritur kapacitetet e shkollave për të trajtuar këtë tematikë, në mënyrë ndërkurrikulare dhe ekstrakurrikulare, duke synuar një rol parandalues më efikas.

Në fund, Ademi njoftoi se Ministria e Arsimit ka planifikuar dhe do të realizojë disa veprime të tjera gjatë këtij viti shkollor, për të forcuar mbrojtjen e fëmijëve nga trafikimi, ku përfshihet Doracaku për mësimdhënës për mbrojtjen e fëmijëve nga trafikimi, Pako e moduleve për mbrojtjen e fëmijëve dhe Politikat për mbrojtjen e fëmijëve.

Për rëndësinë e mbajtjes së kësaj punëtorie me mësimdhënës për rolin e shkollës në parandalimin dhe luftimin e trafikimit me njerëz, si dhe prezantimin e doracakut për mësimdhënësit dhe profesionistët e arsimit për mbrojtjen e fëmijëve nga trafikimi, kanë folur edhe ushtruesi i detyrës së kryesuesit të misionit të OSBE-së në Kosovë, Connie Taylor, zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe koordinatori nacional kundër trafikimit me njerëz, Blerim Gashani dhe Drejtori i Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Njerëz, Bahri Shala.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...

Nga Rrezarta Dushi: Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor

Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve është një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor....