Prezantohet dizajni i objektit të ri të Fakultetit të Ekonomisë

- Advertisement -

Përfaqësuesit e Universitetit të Prishtinës dhe UNOPS-it u takuan për prezantimin e dizajnit të detajuar të objektit të Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin e Prishtinës. Ky dizajn është zhvilluar nga UNOPS-i me financim nga Universiteti i Prishtinës.

- paragrafi 1 -

Universiteti u përfaqësua nga rektori, prof. Arben Hajrullahu, prorektorja, prof. Albana Berisha-Qehaja, dekani i Fakultetit të Ekonomisë, prof.Driton Balaj dhe prodekanet, prof. Saranda Kajtazi dhe prof. Vlora Prenaj.

- Advertisement -

Dizajni hap rrugën për një ndërtesë moderne, të qëndrueshme dhe frymëzuese, me hapësira që do të ofrojnë kushte të avancuara të të mësuarit dhe të punës për studentët dhe profesorët. “Ky dizajn nuk është vetëm një plan, por përfaqëson edhe vizionin tonë për të ardhmen akademike. Ai do t’u ofrojë studentëve dhe profesorëve tanë një ambient më të mirë për mësimdhënie dhe mësimnxënie”, tha rektori Hajrullahu.

Ky moment shënon përkushtimin e përbashkët për të investuar në arsim dhe për të krijuar mundësi më të mira për gjeneratat e ardhshme.