Pretendimi i një nëne: ‘Shkolla në Gjakovë ma ngeli djalin vetëm pse jemi nga katuni’

- Advertisement -

Pretendimet për diskriminim ndaj një nxënësi të klasës së gjashtë trazuan ditët e para të detyrës së drejtoreshës së re të shkollës fillore “Mazllum Këpuska” në Gjakovë.

- paragrafi 1 -

Jeta Bakalli nisi punën si drejtoreshë më 1 shtator të këtij viti, por që në ditën e parë të punës së saj në krye të kësaj shkolle, ajo u përball me ankesat e nënës së 12-vjeçarit, e cila pretendon se i biri i saj ka përsëritur vitin pasi që është vlerësuar padrejtësisht nga mësimdhënësit.

- Advertisement -

Ajo e akuzon shkollën se e ka diskriminuar djalin e saj për shkak të faktit që vjen nga fshati dhe, sipas saj, për këtë arsye ai e ka përsëritur klasën.

Por, drejtoresha e re e mohon kategorikisht një gjë të tillë. Në një telefonatë për Kiks Kosovën, ajo thotë se pretendimet e nënës për diskriminim janë të pabaza.

Sipas saj, më shumë se gjysma e nxënësve që ndjekin mësimet në këtë shkollë vijnë nga fshati, dhe askush prej tyre nuk është diskriminuar në asnjë formë.

- Advertisement -

Për sa i përket faktit se 12-vjeçari nuk po shkon në shkollë tash e gati 1 muaj, drejtoresha i lë përgjegjës prindërit e tij.

Ajo sugjeron që nxënësi të rikthehet në klasën e 6-të dhe të vijojë mësimet si të gjithë nxënësit e tjerë të cilët e kanë përsëritur vitin. /KlanKosova