Presidentja Vjosa Osmani ka uruar 7 Marsin – Ditën e Mësuesve.
Në urimin e Osmanit thuhet se mësuesit mbeten shtylla e shoqërisë dhe ata që formësojnë mendjet dhe zemrat e kombit.
“Më 7 Mars kujtojmë themelimin e shkollës së parë shqipe në Korçë më 1887, një akt i guximshëm i patriotëve tanë, që e kuptuan se pa gjuhë dhe dije, nuk ka as komb të suksesshëm. Sot, shkolla është më shumë se një institucion mësimor – është fortesa ku ndërtohet e ardhmja”.
“Mësuesit mbeten shtylla e shoqërisë dhe ata që formësojnë mendjet dhe zemrat e kombit. Në këtë ditë, nderojmë të gjithë mësuesit – ata që na mësuan shkronjat e para dhe ata që ende mësojnë brezat e rinj. Respekt, mirënjohje dhe përulësi para misionit të tyre fisnik!”, ka thënë Osmani.