Presidentja Osmani: Largova vajzat nga shkolla publike shkaku i sigurisë

- Advertisement -

Presidentja Vjosa ka deklaruar se ka dërguar vajzat në shkollë private për shkak se ajo publike, “Ismail Qemali”, ku deri tash ndiqnin mësimet nuk plotësonte kushtet e sigurisë, që sipas Osmanit, janë kërkuar nga organet kompetente.

- paragrafi 1 -

“Është ndryshe kur një shkollë ka vetëm një hyrje, ndryshe kur janë shumë hyrje. Madje ju vetë keni raportuar për rreziqet e ndryshme në shkolla, për armët, thikat, drogën…”, u shpreh ajo.

- Advertisement -

Në një deklaratë të enjten në Presidencë, Osmani ka thënë se ndaj saj ka pasur dhjetëra kërcënime me jetë, ndërsa Prokuroria ende nuk ka ndërmarrë veprime. Ajo theksoi se masat e sigurisë për familjen e saj janë vendosur nga institucionet përkatëse, bazuar në vlerësime të rrezikshmërisë së lartë.

“Vajzat e mia shkollohen në Kosovë. Sa ishin në shkollën “Ismail Qemali” u janë publikuar madje edhe klasat ku kanë qëndruar, duke i ekspozuar ndaj rreziqeve, përfshirë edhe nga Serbia, që ka tendenca kriminale. Më sulmoni mua ditë e natë, kurrë mos u ndalni por mos bini në atë pikë ku fëmijët e vegjël që nuk kanë asnjë faj të rrezikohen”, ka thënë Osmani.