E mërkurë, 22 Janar, 2025

Presidentja Osmani: Çelësi për realizimin e mësimdhënësve është çelësi i njëjtë që i hap shkollat

- Advertisement1-

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se shkollat duhet të hapen dhe se nxënësve nuk duhet t’u mohohet e drejta kushtetuese për shkollim.

Osmani këto deklarime i bëri gjatë vizitës në Komunën e Mamushës, derisa pyet nëse është duke e ndërmjetësuar dialogun në mes të Qeverisë dhe Sindikatave të cilat kanë hyrë në grevë tash e disa ditë.

- Advertisement -

“Unë nuk e quaj vetën ndërmjetësuese, jam presidente e të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës e cila e ka një synim, që interesi i fëmijëve dhe i nxënësve të jetë mi të gjitha. Në këtë synim natyrisht që kam biseduar me të gjithë, edhe me sindikata dhe në këto takime kam qenë shumë e qartë që çelësi për realizmin kërkesave është çelësi i njëjtë që i hap shkollat. Pra shkollat duhet të hapen, nxënësve tanë nuk duhet t’u mohohet e drejta kushtetuese në arsim dhe kjo pastaj vjen në një situatë krejt të re për të diskutuar për problemet me të cilat ballafaqohen komplet sektori i arsimit”, tha Osmani.

Sipas presidentes, nuk mund të kushtëzohet hapja e shkollave me realizimin e kërkesave sepse kjo sipas saj mund të shpie në një terren tepër të rrezikshëm.

Osmani ka bërë thirrje që të vazhdoj mësimi pasi sipas saj, kjo krijon një situatë krejt të re dhe mund të diskutohet edhe më tutje.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Plani Individual i Edukimit dhe fëmijët me nevoja të veçanta në shkollë…

Plani Individual i Edukimit (PEI) është një dokument i personalizuar për fëmijët me nevoja...

Miti i të mësuarit të gjuhës nga ekranet: Pse fëmija juaj nuk e zotëron anglishten?

"Shumë prindër besojnë se fëmijët mësojnë anglishten nga ekranet, por në fakt, kjo metodë...

Nga Malvina Lamçe Rista: Dashuria për fëmijët dhe pasioni për mësimdhënien

Ka diçka të jashtëzakonshme në shpirtin e një mësuesi, diçka që nuk mund të...

E rrezikshme: Disa nxënës rrezikojnë jetën e tyre që të marrin borë nga terasa e shkollës

Një ngjarje shqetësuese është regjistruar në shkollën fillore dhe të mesme të ulët “Musa...