E mërkurë, 26 Shkurt, 2025

Presidentes nuk i pëlqen metoda e Nagavcit për librat: Të gjendet një mënyrë më efektive

- Advertisement1-

Presidentja Vjosa Osmani sot ka folur për furnizimin me libra të nxënësve që nisën shkollën për këtë vit.

Ajo u pyet edhe për sigurimin e librave për vajzat e saj dhe nëse ka aplikuar për subvencionet nga Qeveria.

- Advertisement -

“Natyrisht që i kemi blerë të gjitha librat sepse procesi këtë vit ka shkuar pak më ndryshe, por kemi pasë kohë të mjaftueshme t’i gjejmë ato sepse kanë qenë nga shtëpi botuese të ndryshme”, ka thënë ajo në një prononcim për Kallxo.

Ajo tha se bashkëshorti i saj ka pasë me u marrë me aplikimin.

“Kur t’shkoj në shpi e pyes se sot s’na ka ra me folë se prej mëngjesit kam qenë në Rahovec”.

Osmani tha se vitin e ardhshëm duhet të gjendet një formë më efektive për marrjen e librave.

“Për shkak të vështirësive që kanë pasë familje të caktuara duhet të gjendet një mënyrë shumë më efektive që fëmijët kur të shkojnë në shkollë t’i kenë librat sikurse deri më tani me të cilat janë pajisur pra drejtpërdrejt nga shteti. Edhe tash janë pajisje nga shteti përveçse janë disa hapa deri te marrja e librave, por besoj që nga viti i ardhshëm është më mirë nëse shikohen metoda të reja shumë më efektive dhe më të lehta për familjet”.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Agron Spahiu, zgjedhet mësuesi i dalluar në shkollën “Mustafa Bakiu” në Prizrena

Agron Spahiu, është zgjedhur mësimdhënësi më i dalluar i shkollës "Mustafa Bakiu" në Prizren,...

Ganimete Kurti-Uka, zgjedhet mësuesja më e dalluar në shkollën “Iliria” në Prishtinë

Ganimete Kurti-Uka, mësimdhënëse e fizikës është zgjedhur mësuesja më e dalluar në shkollën "Ilira"...

Malvina Lamçe Rista: Autoriteti dhe respekti i mësuesit: Fuqia e fjalës dhe profesionalizmi

Në botën e edukimit, autoriteti dhe respekti nuk janë dhurata që mësuesi i merr...

Vlora Maliqi, zgjedhet mësimdhënëse e dalluar në shkollën “Mehmet Gjevori” në Prishtinë

Vlora Maliqi, arsimtare e Gjuhës angleze, është zgjedhur mësimdhënëse e dalluar në shkollën "Mehmet...