E premte, 28 Shkurt, 2025

PREMTIMI: Rritje e pagave 200 euro që në javë të parë, mësim tërëditor e 80 çerdhe

- Advertisement1-

Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka shpalosur sot në Vushtrri, programin e kësaj partie për arsim, që ka thënë se është edhe prioritet i tyre.

Abdixhiku ka thënë se do ta bëjnë mësimin gjithëditor edhe në së paku pesë komuna të tjera në Kosovë. Ai ka premtuar edhe koeficient prej 150 euro për secalin mësimdhënës, që në mesatare ka thënë se i bie rritje e pagave për 200 euro që në javën e parë, shkruan Reporteri.net.

- Advertisement -

Abdixhiku ka thënë se do të ketë edhe digjitalizim i shkollave dhe se do të lansojnë Planin Kombëtar për Edukim të hershëm, me qëllim të sigurimit të çerdheve për fëmijët nga mosha 3 vjeçare dhe se si rrjedhojë, do të ndërtojnë 80 çerdhe të reja në katër vjet.

“Provim Kombëtar për mësimdhënësit e rinj, me qëllim të eliminimit të interferimeve politike dhe jo vetëm në vendet e reja të punës. Mësimdhënësit me poentim të lartë do të alokohen me automatizëm në vendet e hapura të punës”, ka shkruar tutje Abdixhiku.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Lirie Kolshi zgjedhet mësuesja e dalluar në shkollën “Migjeni” në Rufc të ri të Lipjanit

Mësimdhënësja e Fizikës, Lirie Kolshi është zgjedhur mësuesja e dalluar në shkollën "Migjeni" në...

Mësuesit e Korçës në grevë, kundërshtojnë uljen e pagës së grupit

Ulja e pagës së grupit dhe mungesa e një zgjidhje nga Ministria e Arsimit...

Ganimete Selimi, një nga mësueset më të spikatura të shkollës “Dituria” në Podujevë

Arsimtarja Ganimete Selimi është një nga figurat më të spikatura të stafit akademik të...

E dhimbshme: Vdes nxënësja Larisa Sokoli nga Rahoveci

Ka ndërruar jetë Larisa Sokoli, nxënëse në shkollën e mesme “Xhelal Hajda”, në Rahovec. Kjo...