Kandidati për kryeministër nga LDK-ja, Lumir Abdixhiku, gjatë një tubimi në Kaçanik ka prezantuar zotimet e partisë së tij për mbështetjen e familjeve dhe fëmijëve në Kosovë.
Abdixhiku ka deklaruar se LDK synon ta bëjë shtetin më afër familjes përmes krijimit të Ministrisë së Familjes.
“Ne do ta bëjmë shtetin krah të familjes. Me Ministrinë e Familjes. Me 200 euro në muaj për secilin të porsalindur, për plot 12 muaj – 2400 euro mbështetje për fillimin e jetës së secilit fëmijë në Republikën tonë”, tha Abdixhiku.
Ai shtoi se programi i LDK-së parasheh edhe mbështetje mujore për çdo fëmijë deri në moshën 16-vjeçare.
“Do të ketë mbështetje mujore për secilin fëmijë deri në moshën 16-vjeçare, sepse familja nuk duhet ta ndiejë shtetin vetëm në prag zgjedhjesh, por në përditshmërinë e saj”, deklaroi ai.