PREMTIMI I RADHËS: “Me ne në Qeveri çdo fëmijë i porsalindur do të merr 200 euro në muaj”

- Advertisement5 -

Në kohë parafushate, partitë kanë nisur me premtimet e tyre, siç ndodh zakonisht në prag të zgjedhjeve.

- paragrafi 1 -

Premtimet përfshijnë rritje pagash për mësimdhënës, policë, zjarrfikës etj.

- Advertisement -

Sot një premtim ka ardhur edhe për fëmijët e porsalindur. Dhe ky premtim ka ardhur nga kandidati për kryeministër nga LDJ, Lumir Abdixhiku. Ky i fundit ka premtuar se çdo fëmijë i porsalindur do të merr 200 euro në muaj, shkruan AlbanianEducation.net.

“Kemi paraparë që shtetin tua ofrojmë të porsalindurve që nga dita e parë që hapin sytë. Për çdo fëmijë të porsalindur, nënat do të marrin plot 2400 euro për një vit; apo nga 200 euro për secilin muaj, për një vit rresht”, kështu ka premtuar kandidati për Kryeministër nga LDK, Lumir Abdixhiku gjatë shpalosjes së programit politik.

Kjo sipas tij sepse nuk mund të kemi zhvillim pa familje të forta.

- Advertisement -

“Çdo të posalinduri në vend, do t’i ofrohet nga 200 euro në muaj, për një vit të tërë. Kemi paraparë mbështetje financiare për nënat dhe fëmijët e Kosovës; nga 40-50 në muaj për secilin fëmijë nga mosha 1 deri në moshën 16 vjeçare”, deklaroi i pari i LDK-së.