E enjte, 10 Tetor, 2024

Premtimi i dhënë në 2021-tën: A do të ipet paga e 13-të për mësimdhënësit nga 2023-ta?

- Advertisement1-

Paga e 13-të është një lloj shpërblimi që mësimdhënësit e Kosovës nuk e kanë marrë ende asnjëherë.

Në dhjetorin e vitit 2021, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, në një intervistë për mediat atë kohë kishte deklaruar se kjo gjë pritet të ndryshojë në vitin 2023.

- Advertisement -

Ai kishte deklaruar se nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) u kanë premtuar që nga viti 2023 do të futet në kontratë si element edhe paga e 13-të.

“Në kontratën e fundit që kemi lidhur me MASHT-in, me qëllim të nxitjes së mësimdhënësve të punojnë edhe me shumë, është paraparë si element në kontratë edhe paga e 13. Mirëpo duke e ditur buxhetin e Republikës së Kosovës, Ministria e Arsimit ka kërkuar kohë dhe mirëkuptim nga ne, dhe jemi pajtuar, dhe e kemi cekur edhe në kontratë që me këtë element të fillojmë nga viti 2023. Kështu, duke iu dhënë hapësirë komunave dhe institucioneve qëndrore që të sigurojnë mjete buxhetore në mënyrë që ky element të jetë i realizueshëm”, kishte deklaruar Jasharaj.

Sipas tij, pagën e 13-të nuk do ta gëzojnë të gjithë mësimdhënësit në arsim, por vetëm ata që dëshmojnë veten me arritje më të larta karshi të tjerëve, pra më të dalluarit.

Kjo mënyrë është paraparë si element pozitiv, nxitës për ta ngritur cilësinë në arsim, dhe pritet të ketë rezultate të larta.

Kryetari është shprehur se për këtë do të vlejë vlerësimi i brendshëm që do të bëhet nga vetë mësimdhënësit dhe drejtorët, dhe vlerësimi i jashtëm që do të bëhet përmes inspektorëve profesionalë.

“Shembull, inspektori profesional i sektorit të gjuhës shqipe dhe letërsisë që ka gradë më të lartë arsimore, të shkojë në orë, t’i vizitojë mësimdhënësit e lëndës përkatëse dhe pastaj ata të japin një vlerësim për secilin mësimdhënës dhe ata që vërtet që janë të dëshmuar nga të dyja llojet e vlerësimeve, gjithashtu edhe nga aktivitetet jashtëmësimore, si aktivitetet me nxënës, drama, muzika, sporti etj., ata do jenë kandidatë që në të ardhmen t’ju takojë kjo dhuratë apo shpërblim që quhet paga e 13-të”, kishte deklaruar kryetari i SBASHK-ut.

Mësimdhënësit në Kosovë nuk e kanë marrë asnjëherë pagën e 13-të ose ndonjë shpërblim për festat e fundvitit

- Advertisement -rrrrrrr

 

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Ambient i këndshëm dhe i pastër në shkollën “Emin Duraku” në Prizren

Shkolla " Emin Duraku" në Prizren ka publikuar disa fotografi ku shihet ambient i...

Nobelin për Letërsi e fiton autorja Han Kang nga Koreja e Jugut

Çmimi Nobel në Letërsi për vitin 2024 i është dhënë autores koreano-jugore Han Kang...

Shkolla “Ismail Qemali” në Prishtinë themelon Këshillin e nxënësve, kryetare zgjedhet Riga Lahu

Shkolla "Ismail Qemali" në Prishtinë ka themeluar edhe Këshilli i Nxënësve në nivel shkolle. Kryetare...

Rreth 20 nxënëse u vetlënduan në Gjakovë me lojë të ‘Tik Tokut’, Policia mban mbledhje me prind të shkollës “Zekeria Rexha”

Komuna e Gjakovës së fundmi është tronditur nga një situatë e vetëlëndimit të nxënëseve...