Premtim i ri për mësuesit: paga 1000 euro

- Advertisement5 -

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, gjatë hapjes së fushatës zgjedhore ka prezantuar premtime të reja për sektorin e arsimit, duke vendosur theks të veçantë te pagat e mësimdhënësve.

- paragrafi 1 -

Ai deklaroi se në rast të ardhjes në pushtet, mësimdhënësit në Kosovë do të kenë paga prej 1000 eurosh.

- Advertisement - M1

“Mësuesi i Kosovës do të ketë pagën 1000 euro në qeverisjen tonë”, është shprehur Abdixhiku gjatë fjalimit të tij para mbështetësve.

Premtime të ngjashme për rritje të pagave në arsim janë dhënë edhe në fushatat e kaluara zgjedhore nga subjekte të ndryshme politike. Megjithatë, aktualisht shumica e mësimdhënësve në Kosovë vazhdojnë të paguhen me paga që në shumë raste nuk arrijnë nivelin prej 700 eurosh në muaj.

Shqip | English