E shtunë, 27 Korrik, 2024

PREKËSE: Vajza e dëshmorit largohet nga Kosova: Lamtumirë vendlindja ime

- Advertisement1-

Adelina Elshani, është infermierja e radhës që e braktisi Kosovën për shkak se pas diplomimit nuk gjeti një vend të qëndrueshëm pune.


Në letrën përmes të cilës ka treguar përvojat e saj në Kosovë, pas përfundimit të Fakultetit të Infermierisë, ajo ka shkruar se do ta vazhdojë jetën në një vend më të sigurt për jetë, me më shumë mundësi për punë dhe me një të ardhme më të mirë.

- Advertisement -

“Nuk e kam aspak të lehtë ta lë vendin për të cilin babai im luftoi e derdhi gjak, ta lë NËNËN dhe familjen, ta lë shoqërinë, kujtimet e bukura të fëmijërisë, ëndrrat dhe shpresat. Por nuk kam zgjidhje tjetër”, shkroi ndër të tjera ajo.

Ajo ka premtuar se prapë do të kthehet në Kosovë, me shpresë se vendlindjen e saj do ta gjejë pa korrupsion e një vend ku asnjë i ri nuk do të largohet.

“Unë do të vij te ti prapë Kosovë, por shpresoj që kur të vij, ti të jesh më ndryshe; pa korrupsion, e ndërtuar dhe mbi të gjitha; dua që asnjë i ri të mos largohet më nga ti duke i drejtuar sytë nga perëndimi dhe duke e parë mundësi pune e jete çdo vend tjetër, përveç teje…Do të më mungosh Kosovë! Do të më mungoni njerëz të dashur, me shpresë që do të vijnë ditë të mira”, shkruan më tutje Adelina.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Vetëm 1 në 5 paga në Kosovë konsiderohet si pagë jetese, qeverisë i kërkohet urgjentisht rritja e pagës minimale

Vetëm 1 në 5 paga në Kosovë rezulton se përmbushin kriterin e pagës së...

9-vjeçari nga Prishtina ka nevojë për ndihmën tuaj, vuan nga një sëmundje e rëndë

Nëntë vjeçari nga Prishtina Erion Bytyqi, vuan nga një sëmundje e rënde Dg: D.C.P....

Profesori Milazim Krasniqi me një rrëfim tejet frymëzues: Më 1983 bashkë me Ediben morëm ofertë për të punuar në Zvicër, por nuk u larguam...

Profesori Milazim Krasniqi ka rrëfyer një histori personale që lidhet me karrierën e tij...

E dhimbshme: Doktori i ri kosovar, Jetmir Morina, vdes në një aksident në Zvicër

Kosovari Jetmir Morina nga Topanica e Kamenicës humbi jetën në një aksident në Zvicër. Binte...