PREKËSE: Nxënësi i shkollës “7 Marsi” në Prishtinë përshëndetet me mësuesen dhe shokët e shoqet, shkon në Gjermani

- Advertisement -

Po vazhdon emigrimi i familjeve nga Kosova drejt shteteve të ndryshme të botës.

- paragrafi 1 -

Si pasojë e kësaj po zvogëlohet edhe numri i nxënësëve në shkolla.

- Advertisement -

Së fundmi një nxënës i klasës së katërt të shkollës “7 Marsi” në Prishtinë është përshëndetur me mësuesen dhe shokët e shoqet e klasës.

AlbanianEducation.net ka siguruar një foto ku shihet nxënësi Blendi Kastrati së bashku me klasën ku deri tani ka mësuar.

- Advertisement -

Mësuesja Zyrafete Avdiu i ka dhuruar një libër nxënësit, dhe i ka uruar çdo të mirë në rrugëtimin e tij të ri.

“Me të vërtetë atë ditë kur u përshëndeta me Blendin nuk ishte një ditë si të tjerat e zakonshme, si unë ashtu edhe shoqet e shokët e tij ishin të mërzitur. Blendit dhe familjes së tij i uroj çdo të mirë në jetën e tyre në Gjermani”, ka thënë mësuesja Zyrafete për AlbanianEducation.net.