- Advertisement1-
Një video e shpërndarë nga mediat greke e disa efektivëve të policisë duke u dhuruar çorape dhe këpucë një prindi që po lypte bashkë me tre fëmijët e tij po bën xhiron në mediat e vendit fqinj.
Në momentin që i pastrehi u ka kërkuar ndihmë, efektivët shkojnë në një dyqan dhe blejë çorape dhe këpucë.
- Advertisement -
Veçanërisht prekës është momenti kur burri, i habitur nga lëvizja e policisë, merr dhe provon “dhuratën” e tyre. Më pas qytetari i pastrehë shkon në supermarket, ku policët i thanë të merrte çfarë të donte dhe ai mori qumësht dhe ujë për tre fëmijët e tij.