Arsimtarja e gjuhës angleze në shkollën fillore Shaban Idrizi në Mitrovicë, Liridona Tahiri, ka vendosur ta lë Kosovën, në kërkim të një jete më të mirë.
Për këtë gjë janë pikëlluar nxënësit e kësaj shkolle, me ç’rast i kanë kushtuar edhe poezi.
Kjo është poezia:
Me lot në sy
Me lot në sy,
Të gjithë rrinin duke shikuar
Të ngatërruar në mendime,
Mendonin si eshte e mundur
Te ikesh nga ky vend, ku ti linde
Rrinim se bashku,qeshenim
Te lumtura por pa hidherime
Buzeqeshja e jote me rri përpara,
mbështjelltë në zemër time
Të flas me tingujt më të bukur,
E ne zemer mbaj hidherime
Të shikoj me sy e lënduar,
Nuk e di si është e mundur
Rrugë të mbar me te uruar
Shko,shko jetë më të mirë kerko
Mos harro vendin ku ti ke lindur
Shko , mos harro vendin ku ti je rritur
Sa e veshtir kur shikoj
shok,shoqe duke shkur në mergim
Tani edhe me e veshtir ,
kur ikin njerzit me të dashur në arsim.
Thonë nxënësit i kanë dy nëna
Tani shumë mirë po e di
Mësuesen në shkollë
E nënën në shtepi.
Shko ,shko por mos na harro
Fluturo në atë qiell të kaltert
Me ajroplan si dallendyshe
Te jesh e lumtur ne një vend tjeter
Mos harro buzeqesh
sepse ti nuk do te jesh ndryshe.
Nga Delvina Ibishi