E hënë, 24 Shkurt, 2025

‘Prej Shkollës n’punë’, nis aktiviteti në Pejë

- Advertisement1-

Ka filluar “Java e Ditëve të Hapura” e shkollave profesionale të Pejës, për nxënësit e klasëve të IX-ta.

‘Organizimi i përditshëm po realizohet edhe në qendër të qytetit, ndërsa lajmi është bërë i ditur nga Qendra për karrierë IAAP ‘Rifat Gjota’.

- Advertisement -

‘Ne si shkollë prezantuam drejtimet dhe profilet për t’u treguar nxënësve dhe prindërve se cilat janë mundësitë që i ofron shkolla jonë.’-thuhet n/ njoftimin e IAAP – “Rifat Gjota”- në Pejë.

‘Shpresojmë që kjo ngjarje të jetë e suksesshme dhe të frymëzojë e motivojë më shumë nxënës për të zgjedhur shkollat profesionale si mundési të mirë për të vazhduar shkollimin dhe për t’u orientuar drejtë karrierës së tyre të ardhshme!’-thuhet tutje në njoftim.

Ndryshe aktiviteti është vizituar edhe nga krerë komunal të Pejës, të prirë nga kryetari i komunës Gazmend Muhaxheri, Drejtori i Arsimit Naser Gega, Drejtoresha e Mirëqenies sociale Albulena Mujaj – Bajraktaraj dhe të tjerë.

‘Nga shkolla në punë!’ Ti mund të kesh profesionin e ëndërrave – bëhu pjesë e Arsimit Profesional! – është fushata që po ndodhë me shkas për të prezantouar tek nxënësit, rëndësinë e orjentimit profesional të mesëm, si orjentim me rëndësi jetësore për të ardhmen.

Programet e shkollave profesionale bëjnë ndryshimin në jetën e të rinjëve duke ngritur mirëbesimin dhe aftësitë në lidership, ku ata përdorin talentin e tyre unik.

Shkollat profesionale në komunën e Pejës – Institucioni për Arsim dhe Aftësim Profesional ‘Rifat Gjota’, Shkolla e Mesme e Arteve Aplikative ‘Odhise Paskali’ dhe Shkolla e Mesme Ekonomike Profesionale ‘Ali Hadri’ si shkolla profesionale në komunën e Pejës po shihen si hap drejt një punësimi të sigurt../Njeshi&RADIO 1/

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...