E mërkurë, 16 Tetor, 2024

Prej nesër në shkollat e Prishtinës fillojnë vizitat shëndetësore për nxënësit

- Advertisement1-

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se nga nesër në kuadër të aktiviteteve të Drejtorisë së Shëndetësisë do të fillojnë vizitat sistematike për nxënësit në të gjitha shkollat fillore të kryeqytetit.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se këto vizita realizohen nga stafi i kujdesit parësor shëndetësor dhe organizohen në bashkëpunim me Drejtorinë e Arsimit dhe kanë si synim kontrollin shëndetësor të të gjithë nxënësve në shkolla, parandalimin e sëmundjeve, promovimin e shëndetit dhe edukimin shëndetësor.

- Advertisement -

“Vizitave sistematike i u nënshtrohen të gjithë nxënësit nga klasa e parë, pestë dhe klasa e nëntë. Kjo mundëson krahasimin me rezultate konkrete dhe të matshme për shëndetin e të gjithë nxënësve dhe masave konkrete që pritet pastaj të ndërmerren bazuar në këto rezultate”.

“Për të parë nga afër fillimin e këtyre vizitave, drejtori i Shëndetësisë,Izet Sadiku, dhe drejtorja e Arsimit, Besianë Musmurati, do të vizitojnë shkollën fillore “Shkëndija” në Hajvali nesër, me datë 1 nëntor, duke filluar nga ora 09:00”, thuhet në njoftim.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Pensionohet Profesori Murat Gashi nga Komorani i Drenasit

Është pensionuar profesori Murat Gashi nga Komorani i Drenasit, pas më shumë se 40...

Ekipi Darn nga Kosova shpërblehet për idenë më inovatore në rajon

Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) të enjten organizoi në Tiranë finalen dhe ceremoninë e...

Reina dhe Rubina Krasniqi, dy nxënëset nga Prishtina zënë vendet e para në garën e karatesë në Strugë

Reina dhe Rubina Krasniqi, dy nxënëset e shkëlqyera të shkollës "Zenel Hajdini" në Prishtinë...

Vdes mësimdhënësi Hajrun Kalisi – 35-vjet ishte në shërbim të arsimit

Ka vdekur mësimdhënësi Hajrun Kalisi nga Hani i Elezit. Ai 35-vjet ishte në shërbim...