Pranvera Hyseni përfaqëson Kosovën në një nga konferencat më prestigjioze botërore të astronomisë



nder titull

- Advertisement5 -

Astronomja nga Vushtrria, Pranvera Hyseni, po vazhdon ta përfaqësojë Kosovën në arenën ndërkombëtare të shkencës, duke marrë pjesë në konferencën prestigjioze “Asteroids, Comets, Meteors 2026”, e cila po mbahet në Poznan të Polonisë.

- paragrafi 1 -

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hyseni ka shprehur krenarinë që edhe Kosova ka zërin e saj në këtë ngjarje shkencore, e cila mbledh studiues dhe ekspertë nga mbarë bota për të diskutuar rreth asteroideve, kometave, meteorëve dhe mbrojtjes planetare.

- Advertisement - M1

“Krenare që edhe Kosova po e ka zërin e saj në një nga konferencat më prestigjioze në botë kushtuar asteroidëve, kometave dhe meteorëve”, ka shkruar ajo.

Pranvera Hyseni konsiderohet një nga ambasadoret më të spikatura të Kosovës në fushën e astronomisë dhe shkencës, duke promovuar vazhdimisht potencialin e të rinjve kosovarë në forume ndërkombëtare dhe duke frymëzuar brezat e rinj të ndjekin rrugën e kërkimit shkencor.

Pjesëmarrja e saj në konferenca të këtij niveli është një tjetër dëshmi se talenti dhe përkushtimi nga Kosova mund të jenë pjesë e komunitetit global shkencor.

- Advertisement - m2

744782809 1002581295714300 4014223767766427010 n

Shqip | English