Pranvera Hyseni nga Kosova fiton çmimin prestigjioz “Stephen E. Dwornik” në SHBA

- Advertisement5 -

Astronomja kosovare Pranvera Hyseni shpallet fituese e çmimit “Stephen E. Dwornik” në fushën e Astronomisë Planetare, i ndarë nga Divizioni Planetar i Shoqatës Amerikane të Gjeologjisë.

- paragrafi 1 -

Ajo e ka fituar këtë çmim për prezantimin më të mirë nga një student doktorate, në konkurrencë me mbi 2000 pjesëmarrës në Konferencën e Shkencave Planetare dhe Hënore, e mbajtur në Teksas, SHBA.

- Advertisement - M1

Ky vlerësim konsiderohet një arritje e rëndësishme për Hysenin dhe një sukses për përfaqësimin e Kosovës në fushën e shkencave planetare në arenën ndërkombëtare.

pranv

Postimi i Pranveres:

- Advertisement - m2

Fituese e Çmimit “Stephen E. Dwornik” në Astronomi Planetare nga Divizioni Planetar i Shoqatës Amerikane të Gjeologjisë, për prezantimin më të mirë nga një student doktorate, në mesin e mbi 2000 pjesëmarrësve në Konferencën e Shkencave Planetare dhe Hënore, Teksas, SHBA. 💪🏻🇽🇰🇺🇸🪐