E premte, 28 Shkurt, 2025

“Praktika diskriminuese për mësuesit dhe shkatërruese për arsimin”

- Advertisement1-

Ministria e Arsimit në Shqipëri ka marrë vendim që mësimdhënësit e rinj që pranohen të mbajnë praktikë tre muaj që të verifikohet nëse janë ‘OK’ për të kapur ditarin dhe mësuar nxënësit.

Kjo ka bërë që të vijnë reagime, e ku opozitari Sali Berisha thotë se kjo po ndodh që mësimdhënësve t’iu mblidhen të dhëna për bindjet e tyre politike.

- Advertisement -

Postimi i tij:

Praktika diskriminuese për mësuesit dhe shkatërruese për arsimin.

Kur plotësojnë të gjitha kushtet e shpallura, i lënë 3 muaj në provë për të mbledhur të dhëna për bindjet e tyre politike.

Lexoni mesazhin e mësuesit dixhital. #sb
– – – – –
Pershendetje , uroj me te mirat per ju dhe familjen tuaj. Jemi Shume te shqetesuar rreth punesimit ne arsim , mire qe na cojne si dele ne portal dhe provime fiktive, por tani duhet te jemi e me prove nga 3 muaj para se te na punesojne . Na rrofte shkolla , masteri , licenca, trajnimet , kualifikimi Etj sepse do ngelemi duke u dergjur ne prove gjithe jeten. Perfundimisht ky eshte fundi ! Skam degjuar askend ta ngrej kete shqetesim prandaj ju shkruajta , duke marre ne konsiderate qe jeni ze i lire mendova tju shkruaj. Uroj mos ma kete lexuar patronazhistja kete sms se as me kontrate Nuk do me cojne ne pune . Respekte

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Lirie Kolshi zgjedhet mësuesja e dalluar në shkollën “Migjeni” në Rufc të ri të Lipjanit

Mësimdhënësja e Fizikës, Lirie Kolshi është zgjedhur mësuesja e dalluar në shkollën "Migjeni" në...

Mësuesit e Korçës në grevë, kundërshtojnë uljen e pagës së grupit

Ulja e pagës së grupit dhe mungesa e një zgjidhje nga Ministria e Arsimit...

Ganimete Selimi, një nga mësueset më të spikatura të shkollës “Dituria” në Podujevë

Arsimtarja Ganimete Selimi është një nga figurat më të spikatura të stafit akademik të...

E dhimbshme: Vdes nxënësja Larisa Sokoli nga Rahoveci

Ka ndërruar jetë Larisa Sokoli, nxënëse në shkollën e mesme “Xhelal Hajda”, në Rahovec. Kjo...