E diel, 19 Janar, 2025

Posta lëshon në qarkullim pullat postare të titulluara “Dita e fëmijëve”

- Advertisement1-

Posta e Kosovës, ka lëshuar sot në qarkullim emisionin e pullave postare të titulluar “Dita e fëmijëve”.

“Që nga miratimi i Konventës për të drejtat e fëmijëve, më 20 nëntor 1989, kjo datë shënohet në shumë vende të botës e njohur si, “Dita universale e të drejtave të fëmijëve”.

- Advertisement -

Kjo ditë iu kushtohet fëmijëve me aktivitete të larmishme dhe festime me qëllim të rritjes së vëmendjes në drejtim të mirëqenies së tyre, por edhe sensibilizimin e të gjithëve për t’i thënë jo dhunës dhe abuzimit ndaj fëmijëve.

Filatelia e Postës së Kosovës, me pamjet e këtyre dy pullave postare ia dedikon promovimit të të drejtave të fëmijëve, që ata t’i shohim përherë të lumtur me buzëqeshjen e ëmbël të tyre, sepse ata janë ardhmëria jonë dhe e vendit tonë”, thuhet në njoftim.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Psikologët e Harvardit japin këshilla për rritjen e fëmijëve

Shumë prindër janë lodhur duke dëgjuar se si teknologjia moderne mund të ketë efekte...

Prindërit kërkojnë ndihmë për shërimin e saj, vogëlushja Una vuan nga një sëmundje e rëndë

Prindërit e një vajze të vogël të quajtur Una, po kërkojnë ndihmë nga qytetarët...

Familja Dani nga Istogu kërkon ndihmë për shërimin e djalit, i duhet urgjentisht trajtimi jashtë vendit

16 vjeçari Elham Dami ka nevojë për ndihmë. Ai është i është diagnostikuar me...

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...