Porositi një kafe, gruaja në Angli u befasua me atë çfarë i erdhi falas për fëmijët e saj

- Advertisement -

Një nënë është befasuar pasi ajo ka porositur një kafe në një supermarket që ofron edhe ushqim.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, gruaja anonime kishte mbetur e habitur kur mori katër vakte të mëdha për fëmijë krejtësisht falas, pasi bleu një kafe për vetëm 1.30 funte në dyqan.

- Advertisement -

Siç bëhet e ditur, “Asda” nisi fushatën vitin e kaluar në një përpjekje për të ndihmuar familjet që luftojnë gjatë pandemisë së coronavirusit në Angli.

Dhe ajo u vazhdua më pas në vitin 2021, me çdo fëmijë nën 16 vjeç në gjendje të përfitonte nga oferta për sa kohë që janë me një prind.

- Advertisement -

Nëna kishte ndarë një gjë të tillë në Facebook, ku ka publikuar edhe një fotografi me atë se çfarë kishte ardhur për fëmijët.

Që nga shpërndarja, postimi i saj ka grumbulluar më shumë se 10,000 pëlqime dhe mijëra komente nga prindërit që përshëndetën iniciativën.