E diel, 24 Nëntor, 2024

Porosia e drejtoreshës së shkollës së mesme: Vajzat të mos vijnë me midis cullak e gjoksin jashtë

- Advertisement1-

“Vajzat të mos vijnë me midis cullak e gjoksin jashtë”. Është kjo porosia dhe urdhëri që përgjegjsja për arsim në gjimnazin “Kiril Pejçinoviq” në Tetovë, Ilvije Ziberi Jashari, ua ka dhënë kolegëve të saj në grupin e tyre në viber.

Kjo porosi ka ardhur me shqetësimin se trupi i vajzave të mitura vazhdon të seksualizohet dhe objektivizohet ende në shkollat tona.

- Advertisement -

Ky urdhër është ende më i pakuptimtë për vetë faktin që vajzat dhe djemtë në këtë gjimnaz paguajnë me para nga xhepi i tyre uniformat që ua mbulojnë plotësisht veshjen.

Kjo është porosia e plotë:

“Kolegë ndoshta ju lodha pak por do të keni kujdes pak edhe te veshja e vajzave sepse shoh që disa nuk respektojnë rregullat e veshjes (nuk guxojnë të vijnë me midis cullat e gjoksin jashtë)” Çdo njëra që ju kundërshton do ta udhëzoni te unë që më pastaj t’i thirret prindi!”

Sipas „Mollëkuqja” tendenca për të shtuar kontrollin mbi veshjen e nxënësve konsiderohet si tendencë për të pasur kontroll absolut mbi trupin e tyre dhe është diskriminuese sepse ju referohet vetëm vajzave. Kjo porosi i bën vajzat të besojnë se diçka nuk është në rregull me trupin e tyre dhe i njëjti mund të jetë “shkak” ngacmimi apo provokimi. Mesazhe dhe urdhëra të tilla ushqejnë kulturën që akuzon viktimën dhe jo dhunuesin. Në vend që të edukohen djemtë, kufizohen vajzat.

“Mollëkuqja” beson se praktika të tilla janë shqetësuese, duke pasur parasysh edhe mungesën e edukimit seksual, që kundërshtohet nga po të njëjtët profesorë që mendojnë se fëmijët, respektivisht nxënësit, duhet t’i mbajnë të lidhur me zinxhirë me rregulla të vjetra dhe të dala mode.

- Advertisement -rrrrrrr

Edhe në rastin konkret por edhe në përgjithësi, kodet e veshjeve targetojnë vetëm vajzat. Në mesazhin e publikuar më lartë, nga përgjegjësja për arsim në Gjimnazin “Kiril Pejçinoviq” thuhet qartë se për veshjen e tyre, “kujdes” duhet të kenë vetëm vajzat dhe kjo përveç që është seksiste, është edhe diskriminuese.

Për këtë, „Mollëkuqja” kërkon që profesoresha Ilvije Ziberi Jashari të tërhiqet nga kjo deklaratë dhe nga pozita që ka.

“Ne kërkojmë që drejtoria e shkollës të marrë hapat e nevojshme për eleminimin e dukurive seksiste në ambientet e kësaj shkolle dhe si dhe shkarkimin e profesoreshës që promovon gjuhën seksiste.
Apelojmë te nxënësit, prindët dhe të gjithë ata që preken nga dukuri seksiste të drejtohen te “Mollëkuqja” për udhëzim dhe ndihmë”, përfundon kumtesa nga Mollëkuqja.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Buxheti për arsim i 2025-tës: 101 milionë euro më i lartë se katër vjet më parë

Buxheti për arsim për vitin 2025, sipas ministres Arbërie Nagavci do të jetë 417...

Shkolla “Mustafë Venhari” në Vushtrri shkëlqen nga pastërtia

Shkolla fillore “Mustafë Venhari” në Vushtrri po dëshmon se një mjedis i pastër është...

Dorëshkrimet e Ismail Kadaresë ekspozohen sot në Prishtinë

Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës në bashkëpunim me drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave...

Vrasja e nxënësit 14-vjeçar/ Zbardhet dëshmia në mbledhjen me prindërit: Autori nxori thikën në klasë

Në rrjetet sociale është publikuar një audio nga mbledhja me prindërit e shkollës “Fan...