E hënë, 16 Shtator, 2024

Policia i përgjigjet thirrjes “urgjente” të 4-vjeçarit: Ejani të m’i shihni lodrat

- Advertisement1-

Policia në Zelandën e Re, si rrallëherë, pranoi një telefonatë të këndshme në numrin për raste urgjente.


Në telefon u paraqit një fëmijë, i cili, për fat të mirë, nuk kishte ndonjë rast vërtet urgjent.

- Advertisement -

Policia e publikoi bisedën me vogëlushin në rrjete sociale këtë javë bashkë me një fotografi, në të cilën ai shihet hipur mbi veturën e policisë, me kapelën e policit në kokë.

Forcat e rendit thanë se, ndonëse nuk i inkurajojnë fëmijët që të bëjnë telefonata në numrin për raste urgjente, incidenti ishte “shumë i bukur për të mos u ndarë me të tjerët”, shkruan Associated Press.

Biseda telefonike fillon në mënyrë të zakonshme: “Policia, ku është rasti urgjent?”

Pas një pauze, një djalë dëgjohet duke thënë me ngurrim: “Ç’kemi! Zonja e policisë?”

“Po. Çfarë po ndodh”, ia kthen zyrtarja policore.

“Hm, a mund t’ju tregoj diçka? I kam disa lodra për ty”, përgjigjet fëmija.

- Advertisement -rrrrrrr

“Ke disa lodra për mua?”, pyet zyrtarja me habi.

“Po. Eja dhe shikoji”, ia kthen djaloshi.

Një burrë pastaj ia merr telefonin fëmijës dhe thotë se telefonata ishte gabim, duke shtuar se djaloshi e ndihmonte përderisa nënën e kishte të sëmurë.

Më pas, policia jep një njoftim përmes rrjetit të komunikimit: “Është një 4-vjeçar që po dëshiron t’ia tregojë policisë lodrat, mbyllje.”

“Po, unë jam më i duhuri, do të shkoj”, përgjigjet një polic.

Policia tha se zyrtarit policor që shkoi në shtëpinë e fëmijës iu shfaqën disa lodra në qytetin Invercargill. “Ai vërtet kishte lodra të bukura”, raportohet të ketë thënë polici.

Në njoftimin e policisë gjithashtu thuhet: “Fëmija me fat gjithashtu pati rastin ta shihte veturën patrulluese dhe oficeri i ndezi dritat për të, gjithashtu.”

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Kthimi i fëmijëve në shkollë: Këto janë disa nga gjërat që çdo prind duhet t’i dijë

Pas situatës të pandemisë, fillimi i shkollës do të jetë një përvojë e vështirë...

Fëmijëve u pëlqen kur prindërit kanë këto katër zakone

Ekzistojnë disa zakone që prindërit mund të praktikojnë që do të bëjnë sigurisht që...

Gjest human: Mërgimtari që jeton në Gjermani do ta paguajë shumën për shërimin e 13 vjeçares

Dje dhe sot nëpër media ka qarkulluar thirrja për ndihmë ndaj Rinesa Danit. Për trajtimin...

9 vjeçarit nga Prizreni, Benjamin Beqirit i duhet ndihmë financiare për shërim

Benjamin Beqiri nga Prizreni, i cili po përballet me disa sëmundje që në lindje...