E diel, 19 Janar, 2025

Policët italianë në Kosovë shpëtojnë vajzën 4-vjeçare shqiptare

- Advertisement1-

Një polic italian me shërbim në Kosovë është heroi i heshtuar i ditëve të fundit.


Mediat italiane I kanë kushtuar një shkrim të gjatë Fabio Cervellierit, I cli I shpëtoi jeten një vajze të vogël nga Kosova.

- Advertisement -

Gjatë një shërbimi patrullues nga misioni i EULEX, ai hasi një vajzë 4-vjeçare me diabet mellitus tip 1 .

Fabio nuk u mendua dy herë: bleu menjëherë insulinë dhe një pajisje të aftë për të matur nivelin e sheqerit në gjak.

Më pas, në kthimin e tij në Itali, ai kontaktoi mjekët e spitalit Umberto I në Romë për të kryer hetime të thelluara dhe për të identifikuar një terapi të përshtatshme: tashmë fëmija, pas një operacioni të vogël, është mirë.

Kjo është historia e një polici të ri, i cili, i mbështetur nga i gjithë Regjimenti i Karabinierëve italian ne misionin e Eulex, qe shpëtoi një jetë fëmije.

Fëmija u shoqërua në Itali nga nëna e saj: gjithçka ishte e paguar, që nga nga blerja e ilaceve e deri te udhëtimi, falë një aksioni për dhurim parash nga Fabio dhe kolegët e tij .

Policet e treguan vetë historinë në faqen e tyre në Facebook.

- Advertisement -rrrrrrr

“I gjithë regjimenti i MSU-së e ka marrë në zemër këtë çështje, duke mbledhur, në mesin e të gjithë stafit, paratë e nevojshme për udhëtimin vajtje-ardhje Prishtinë – Romë. Fëmija i shoqëruar nga nëna zbriti në Romë Fiumicino më 13 nëntor”.

Karabinierët kanë premtuar se do të vazhdojnë t’i qëndrojnë pranë vajzës së vogël , duke u siguruar që ajo të jetë mirë me shëndet.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Psikologët e Harvardit japin këshilla për rritjen e fëmijëve

Shumë prindër janë lodhur duke dëgjuar se si teknologjia moderne mund të ketë efekte...

Prindërit kërkojnë ndihmë për shërimin e saj, vogëlushja Una vuan nga një sëmundje e rëndë

Prindërit e një vajze të vogël të quajtur Una, po kërkojnë ndihmë nga qytetarët...

Familja Dani nga Istogu kërkon ndihmë për shërimin e djalit, i duhet urgjentisht trajtimi jashtë vendit

16 vjeçari Elham Dami ka nevojë për ndihmë. Ai është i është diagnostikuar me...

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...