Poezi prekëse nga mësimdhënësi nga Suhareka për nxënësin që po e lë Kosovën dhe po ik në kurbet

- Advertisement -

Poezi nga profesori Selim Tahiri, nga Mushtishti i Suharekes, dedikuar nxënësit të tij, që të shtunën ik në kurbet, Gentritit nga fshati Maqitevë të cilit i ka dhënë mësim në shkollën fillore në klasë 7, 8 dhe 9-të në shkollën “Besim Ndrecaj”.

- paragrafi 1 -

Poezia është shkruar enkas për botim në Albanian Kids Education.

- Advertisement -

Poezia:

Edhe GENTRITI…

Kur vargjet e Fishtes i recitoje me zjarr
Muret e bankat dridheshin në klasë;
“Ma mirë n’vorr me u kja për mall
Se me nejt nër shkja për t’gjallë’’.

- Advertisement -

Kur shkolla festonte ditën e saj
Ëmbël i këndoje Besimit tonë;
‘Qëlloi shkaun mu në ballë
Armën kurrë tha s’e dorëzoj’.

Kur mbaheshin garat për aktorë
cmime të para gjithmonë ke marrë;
’’Pisbuki, me axhen, gjinen i bani hor
Me hi po hinë, po s’po dinë me dal’’.

Talent për recitim, këndim e aktrim
Por as mësimin s’e le pasdore,
I lumturove prindërit, i mbushe gëzim,
Atë ditë kur ti diplomove.

Pastaj u punësove menjëherë
Këmisha e bardhë të kishte hije:
“Urdhëroni! Mirë se na erdhet!
Jeni për ushqim apo për pije? ”.

Si gjithë të tjerëve me mirësjellje
Edhe mua më shërbeje;
“Ulu prof! Pije një kafe!
Në shenjë respekti, e ke prej meje”.

Sot, në restorantin me lule shumë
Kafenë ma solli një tjetër kamarier
Më tha, ‘Nxënësi yt, më s’punon këtu,
Të shtunën do të niset për kurbet….