Poezi nga Sofia Ahmeti: 17 Shkurti

- Advertisement5 -

17 Shkurti

- paragrafi 1 -

Kosova e bukur, por shtet i pabërë,
Priste pavarësinë një shekull të tërë.
Më 17 shkurt u hap një dritare, ta kishim jo një, por dy shtete shqiptare.

- Advertisement - M1

Kosova ime, kjo tokë me dritë,
me male krenare që flasin tu i shëtitë.
Në çdo luginë ku era rri,
rrëfehet historia që s’harrohet kurrë në sy.

Fusha e gjerë plot gjelbërim,
bartë këngën e lashtë si mall i çdo trimi.
E lumi i kaltër rrjedh me gëzim,
si zemër e gjallë që rrah brenda n’amshim.

E çfarëdo stuhie, çfarëdo moti,
Kosova qëndron si fjalë nga Zoti.
Se rrënjët tona janë thellë në dhe,
dhe shpresa jonë ngrihet si mal mbi ne.

- Advertisement - m2

Tani ka ardhur koha për një betejë tjetër,
rrugën ta vazhdojmë drejt Shqipërisë së Vjetër!