E shtunë, 21 Dhjetor, 2024

Poezi nga Selim Tahiri: Se jam shqiptar…

- Advertisement1-
Poezi nga Selim Tahiri
Se jam shqiptar
Këtu,
Në këtë tokë të lashtë
Me gjak trimash larë
Lindur jam
Në këto bjeshkë me borë,
Ku besa u dha
Ku fyelli jehon
E shqiponja folenë ka
Rritur jam
Në këtë tokë arbërore,
Bekuar nga zoti vetë,
Ku dhe guri e druri, shqip flet
Çdoherë,
Në dimër e pranverë
Në shi e në diell
Kudo,
Në stanet prej druri,
Në kullat prej guri
Flamurin ngritur e kam
Sypatrembur jam,
Plisbardhë
S’e lëshoj unë t’shenjtin vatan
Se jam shqiptar more hej!
Jam shqiptar!

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Ministrja e Arsimit jep lajmin: Kemi vendosur mbylljen e TikTok-ut

Pasi u hodh për konsultim publik, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu thotë...

Mësuesja nga Suhareka: Tmerrohem me vajzat e reja se si vishen në shkolla

Një mësuese nga Suhareka ka shprehur shqetësimin e saj për mënyrën se si sot...

Lajm i mirë për nxënësit, mësimdhënësit e shkollat e Rahovecit

Drejtori i Arsimit, Avni Morina, ka njoftuar se është nënshkruar kontrata me titull" Furnizimi...

Këta janë emrat e 102 studentëve nga Juniku që kanë fituar bursa

Komuna e Junikut ka publikuar emrat e 102 studentëve që kanë fituar burstat. Studentët Junikas,...