Poezi nga Selim Tahiri: Mësuesja

- Advertisement -

Mësuesja

- paragrafi 1 -

Njërin fëmijë e zgjoi herët,

- Advertisement -

Tjetrin vetëm e la në gjumë,

Te kopshti priti për t’ia hapur derën

Pastaj me nxitim, u nis për në punë.

- Advertisement -

‘S’guxoj të vonohem’- me vete mendoi

Shtrëngoi çantën me libra rënduar,

Drejtori te shkallët shtrembër e shikoi,

Ora e parë, tashmë kishte filluar.

Lodhjen, hallet, të gjitha i harroi,

Me gaz për t’filluar mësimin e ri

Kur hyri në klasë, çfarë lajme që mori

Braktisje, sëmundje, keqtrajtime në shtëpi…

Për ditën e vështirë që kaloi

Mendoi kur po gatuante në kuzhinë,

Nëna e një nxënëses e telefonoi

Fëmijët, të uritur, po prisnin në tavolinë…