Mësuesit përveç jetës së tyre profesionale, i gëzohen edhe jetës personale, pasioneve dhe hobeve që kanë.
Në hapësirën që ne ofrojmë për krijimet e mësuesve, të radhës për publikim sjellim disa nga poezitë e mësueses së fillores Drita Topjana.
Intervista
Rastisi një bisedë me bashkëshortin,
dhe fillova shkollën për mësuesi.
Pasi fëmijët u rritën dhe i edukova,
tani dhe vetë duhej të angazhohesha.
Fillova të shkruaj poezi,
nisur nga bisedat me fëmijët e mi.
Esetë dhe detyrat e kursit i qaja,
realitetin nga jeta e përditshme ndaja.
Nxënësit nuk i mbaj me hatër.
Askujt notën nuk ja fali.
Të gjithëve ju kam njëlloj,
por përpiqem shumë t’ju motivoj.
Për mua të gjithë jeni ideal,
siç jeni për prindërit, pasuri dhe ar.
Nuk kam të parë dhe as të fundit,
vlerësimin jua bën puna dhe mundi.
Kur shihni shokët dhe shoqet model,
ju vetë i përgëzoni, shembull i merrni.
Kur dikush lexon krijimet e veta,
eh, si ju qesh syri dhe ju shndrit fytyra.
Sa ëmbël, ju vijnë vargjet e poezive!
E kuptoni se ai fëmijë ka shumë dhunti.
Sa bukur, ju duken disa vizatime!
E shpesh ju i thoni; “ti je talent”.
E unë s’po dua të jem “e egër”.
Nxënës dhe prindër s’e duan atë stil.
Por ti i di mirë rregullat e klasës,
e mamit i thua se “jam i mirë”.
E sjelljet tuaja mamave ua tregoj.
E asnjëherë s’do të përtoj.
Se ju nuk duhet të mësoni me “dhunë”.
Por ta dini se e keni detyrë këtë punë.
Ashtu siç keni uri për bukë,
ashtu duhet të keni “uri” edhe për dije.
Por dija nuk vjen pa lexuar librat,
as dhjetat pa i bërë bukur detyrat.
Në shkollën fillore kam qenë e para.
Rrija urtë dhe nuk haja fara.
Dëgjoja mësuesit dhe i respektoja.
Lexoja shumë, por dhe dija të mësoja.
Rregullat dhe përkufizimet i nënvizoja,
Shpejt në fleta a fletore i konspektoja.
Provoja a i mbajta mend apo i harrova.
Pastaj kaluan vite, shkollën rifillova.
Pas 20 vitesh formulat i kujtova.
Nuk shëtitnim se kishim punë.
Lojëra kur na jepej mundësia,
nëse kishim me kë, edhe se ku?!…
Koha për ndryshim ka ardhur.
Këtë e shoh qartë në sytë tuaj.
Muzikën, vizatimin shumë i dashkeni.
Për njerëz me famë, shënime mbani.
Por s’mjafton të mbani veç shënime,
Duhet të mësoni dhe për veprat e tyre,
Informacion nga Web-i sa të doni.
Dhe poezitë përmendësh t’i mësoni.
Libri i fundit që kam lexuar,
ishte “Biri” që me yjet u bashkua.
Sa shumë kam qarë e kam mësuar,
puna me fëmijët, privilegj për mësuesit.
Prindër a e dini çfarë keni në duar?!..
Vallë a e kuptoni, se çfarë jeni duke humbur?!..
Fëmijët janë engjëjt që juve ju ruajnë.
Disa prej jush mallkoni, disa pranë s’i keni.
Përpiqem vlerësimin ta kem shumë mirë.
Me kolegët jam bashkëpunuese.
Prindërit “e acaruar” i urtësoj me fakte.
Sa pyetje model, paskeni përgatitur edhe ju.
Ëndrra ime është të botoj libra.
Si shkollë tjetër do të doja filozofinë.
Si punë e dytë, pëlqej psikologe.
Jam vetvetja nga dashuria hyjnore.
Dashuria hyjnore është mbinjerëzorja.
Aftësinë për të arritur gjithçka.
Ta jep vullneti dhe dëshira për drejtësi.
Kur ju të keni shumë vlera pozitive.
Źoti është përherë pranë jush.
Aty me ju. Për ju. Në ju.
(Përgjigje e pyetjeve nga detyrat e shtëpisë,
“Përgatit një intervistë për mësuesen.”)
Autizmi flet
Ti je i veçantë.
Unë s’të arrij dot.
Lotin në syrin tënd,
s’po di, as si ta fshij.
Trishtimi yt,
zemrën ma sumbon.
Mos u bëj si unë!
Ti je i veçantë.
Ti je i veçantë.
Unë do të bëj si ti.
Të qeshim, të luajmë.
Të qajmë e të gëzojmë.
Që të dy bashkë,
dritën ta zbulojmë.
Duke bërë edhe unë si ti.
Atë dritare do ta hapim.
Që të na japë të dyve mundësinë.
Mua se si të të drejtoj drejt saj.
Dhe ty, se si ta lexosh jetën tënde.
Dashuria e zemrës suaj,
është vetë dritarja.
Ndërsa çelësi i suksesit,
është durimi jonë.
Ti je i veçantë,
prandaj thjesht guxo.
Mos lejo që askush ta prishë,
gëzimin në imagjinatën tënde.
Tempulli i dijes
Kur ishim të vegjël, në shkollën fillore,
Mamatë nuk na kapnin, si ju ne për dore.
Jetonim në fshat, ku ishte jeta vetë.
Faqet kuq si qershia, trupin e lehtë si flutur.
Ngjitnim rrugën përpjetë, te shkolla lart.
Garonim me njeri-tjetrin, garonim dhe me retë.
Kur mësimin mbaronim, si rrufe në shtëpi shkonim.
Kishim vetëm një penë, bojën në kollomare.
Shkëlqente shkrimi në fletore dhe punëdore.
Mësuesja shumë na përqafonte.
Kur ruanim kecat e qengjat,
librin e merrnim në dorë.
Lexonim edhe me zë të lartë.
Mësimet përsëritnim me vete.
Aq më shumë që lodheshim,
dhjetat i merrnin çdo ditë.
Nuk mësonim nga frika,
Mësonim nga dëshira për dije.
Nuk kishim internet, as telefon.
s`e dinim ç’është as kompjuteri.
Por librat i kishim shokë,
Me to ndiheshim të lumtur.
Dëgjonim me vëmendje.
Gjithçka na thoshin mësuesit.
E shihnim si të shenjtë, profesionin e mësuesisë.
Dhe mësuesit asnjëherë s’i shqetësonim.
Për t’i mërzitur, as që bëhej fjalë.
Gjithë njerëzia i falënderonin.
Respekti dhe etika ndaj tyre shumë e lartë.
Se jeta ka ca rregulla, e norma të lejuara.
Të shkruara e të pashkruara.
Shkollën e quanim shkollë, edhe modën modë.
Si tempullin e dijes e njohim edhe sot.
Pra s’duhet ta ngatërrojmë, me veshjen, as me modën.
Duhet shumë të mësojmë,
defektin te vetja ta kërkojmë.
Kur rregullat dhe detyrat, fëmijët t`i zbatojnë.
Atëherë edhe mësuesit llogari i kërkojmë.
Autore: Drita Gjaci Topjana
(2 prill 2022)
© Portali Shkollor-