Poezi nga Arta Zajmi: IKONË DASHURIE

- Advertisement -

Stoike,e paepur qëndrove TI,

- paragrafi 1 -

Ikonë dashurie…

- Advertisement -

Portreti yt i bukur,

Të lë pa fjalë…

Në çdo kohë të kujtoj TY

- Advertisement -

Ikonë dashurie,

Kam sa dhembje, aq mall…

Në vargun e poemave të gjej shpesh

Aty ku ndrin nuri yt…

Mes shkronjash thura emrin tënd,

Për ty moj bukuri e rrallë.

Pothuajse heq mallin,

Nën ngjyrimet e kohës…

Ku zemra rrah,pa fre.

Në këngën e bilbilave

Psherëtij emrin tënd.

Këndoj, dhe mes këngësh të gjej ty,

Jehona e zërit tënd ndihet aty,

Ku ndrin malli për të të takuar,

Ty ikonë dashurie.

Dhe vitet ecën sikurse ujë burimi,

Ku lotët e çiltër rrjedhin…

Dhe puhia e lehtë shuan mallin….

Nën degët e bagremit të qytetit tim.

Aromë e tij,ndihet anekënd,

Kur ti sodisje në kalldrëmet

me ecjen tënde elegante…

Frymëzoje,qe vetë jeta,

Ti ikonë dashurie…

Në portretin tënd s’kishte babëzi,

Por, solle ndër vargje,

Dashuri dhe mirësi.

Them se të dua…

Ty e dëlira dashuri,

Ikona më e bukur, mbete TI!