Poezi nga Arbër Paçarizi: DEA dhe kafshët e saj

- Advertisement -

Poezi nga Arbër Paçarizi

- paragrafi 1 -

DEA dhe PULA

- Advertisement -

Ti moj pulë, pikaloshe
Trashulluqe, bukuroshe
A ma fal, nje kokërr vezë ?
Që ta ziej për mëngjes

Ti moj pulë, pikaloshe
Pendë zgjatur, e sy kaltroshe
A ma fal, një kokërr vezë ?
Ta fërgoj për mëngjes

Ti moj pulë, e bukura pulë
Me kurorën, lartë si lulë
Me këmbë t’gjata, leshatoke
Me zogjë t’bukur, kokë për koke

- Advertisement -

Ti moj pulë, e ëmbla pulë
Rro-ko-ko, po këndon
Përçdo ditë, me kokërr vezë
Ti shumë Dejen, e gëzon

________________________________

LEPURI dhe DEA

Une jam Lepurushi
Veshë gjati, e hundë kuqi
Une jam ore Deushja
Veshë vogël, e faqe kuqja

Une jam Lepurushi
Kam gëzofin si pelushi
Se jam shoku i Deushit
Jam i dashur nga gjithkushi

Lepur, Lepur, Lepurush
Të don Dea, Lepurush
Une hop, Lepri hop
Ne të dy, luajm tokë

Dea, Dea moj Deushë
Të don Lepuri, Lepurush
Une hop, Dea hop
Hedhim lakrën sikur top

____________________________

MACJA DEJËS

Dea ka një mace
Është e bukur shumë
Sillet sillet rrotull
Pa Dejen s’flen gjumë

Është trashuluqe
Ka flokët e bardha
Kur kthehet nga shkolla
Dejes, del përpara

Ato lozin s’bashku
Me gaz e hare
Lodrat pranë po qajn
Pse s’lozni me ne

Dea e don macen
Më shumë se sa lodrat
Shpesh e fut në çant
Për ta marr tek shkolla

Dea ka një mace
Është e bukur shumë
Sillen sillen rrotull
Së bashku flejn gjumë