E martë, 25 Shkurt, 2025

Poezi nga Abdyl Hajredini: KËNGË NËN RE PIKËLLIMI

- Advertisement1-

Poezi

KËNGË NËN RE PIKËLLIMI

- Advertisement -

Të heshtësh a të këndosh në mal të thatë
Apo të ta mbyllin gojën me të mbyllur syri
Siç mbyllet dita mbi det me të rënë muzgu
Kur ti don ta puthësh natyrën në pranverë
Dhe ta këndosh këngën e Rrushe Rexhës
Ngrica e heshtjes ta bën hijen përmendore
Skulpturë moderne e artit që përbin kohën
Vendos rregullat dhe filtrat kah del fjala
Që t’i rinisin varg lëkundjet e dhembjeve
Edhe të prekin në plagët që nuk shërohen
Si tërmeti i metaforave në zjarrin e vargut
Secila prej tyre është sy liqeri me emër ilir
Liqeri i dhembjes që dhemb ah sa dhemb
Kur fati të kafshon në vend se të të puthë
Pra gjithëçka s’mund të jetë e përjetshme
As robëria e pranuar nga zotërat e rremë
Veç dashurisë mbjellur në gjoksin e malit
Kurrë as gurët e kufirit që ndajnë zemrat
As lotët e dy syve kur derdhen në dy dete
Duke njomur gjurmët e ëndërrave për liri
S’i bren harresa mbuluar me zjarr e hekur
Po motet ta kujtojnë shkëlqimin e shpatës
Që kur Leka i Madh vdiq nga madhështia
E këndej Gjergji u shtri në Gji të Atdheut
Pra duke dalur nga rrethrrotullimi i kobit
Fort më dridhen duart nga akulli i heshtjes
Si duke mbajtur polin e jugut me një dorë
Kobi ikën frikshëm e retë shkumojnë terrin
Mua sa t’më shtrijnë përdhe kur të vie liria
Duke kalëruar kohën mbi telat e gitarës
Kënga le të kullojë mall pikëllim e dashuri

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Lajm shumë i mirë për shkollën “Dardania” në Prishtinë: Pajiset me 2200 dollapë për nxënësit

Shkolla "Dardania" në Prishtinë ka njoftuar se kanë pranuar 2 mijë e 200 dollapë...

Lajm i mirë: 5600 dollapë për nxënësit e 9 shkollave fillore në Prishtinë

Punë e mirë po vazhdon të bëhet në shkollat e Prishtinës. Sot drejtoresha e...

Në shkollën “Ndre Mjeda” në Rakosh po vazhdon vlerësimi i performancës së mësimdhënësve

Në shkollën "Ndre Mjeda" në Rakosh të Istogut po vazhdon puna e ekipit për...

Luljeta Murati, zgjedhet mësuesja më e dalluar në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë

Luljeta Murati, mësimdhënëse e Fizikës e cila punon qe 25 vite duke kontribuar në...