E diel, 23 Shkurt, 2025

Poezi emocionuese nga mërgimtari Arbër Paçarizi

- Advertisement1-

Më poshtë mund të lexoni poezi nga Arbër Paçarizi

Flamuri

- Advertisement -

Seq valon i bukuri flamur
Valë e valë, e lart mbi gur
Lart mbi gur, e mbi kala
Krenar zemra, sa më ska

Një shqiponjë dy krenare
Shumë e shenjët, e bujare
Si Kosova me mëm Shqiptare
Aq epike, e legjendare

S’ është pëlhur, por gjak Shqiptari
Që me kthetra atdheun mbrojti
S’ është shtiz, as shkop druvari
Por është shpatë e Kastriotit

Është bajrak i Shqipëtarit
Kombin tonë e lartëson
Është vlerë e lashtë Ilire
Këmbë dushmani kurrë s’ duron

Stemë lirie, dhe guximi
Që me shekuj stoik qëndroj
Stemë e Arbërit, e Dardane
Që drejtësin përher kërkoj

Ti fanar i historisë
Shkab e thurur e lavdis
Ti pishtar i mëvetësisë
Ballëndrituri i Shqiptaris

- Advertisement -rrrrrrr

 

RRUGËS ME GURË

Të flas, nuk m’besojnë
Po heshti
Po ngrehi këmbët zvarrë
E vazhdoj po eci

U bë kohë, me kto barrë
Me kto plagë
Me kto gjemba
Mu nën varrë

Rrugës me gurë
Me shkëmb të thepisur
E shtruar pa nurë
Me gjemba e stolisur

Larg dheut tim
Ajrit si puhi
Ujit me freskim
Luleve plotë hijeshi

U bë kohë, me kto barrë
Me kto plagë
Me kto gjemba
Mu nën varrë

Si prindërit dikur
Rrugës me gurë
Si dje, sot dhe nesër
A thu deri kur ???

 

AUTOKTON

Se ktu jam dem baba dem
Jam zotni në trollin tem
Jam Shqiptar, e s’jam dushman
Jam krenar për kët vatan

Se n’kët tokë më bani Nana
Me plotë dajre e tupana
Me flamur ma mluan ballin
Tokë e Arbërit rritma djalin

Rritma qiken bama hyjneshë
Me mbrojt pragun si sokoleshë
Me rujt gjuhën e t’bukrës Amë
Sa t’ban dritë Dielli me Hanë

Kjo Shqiponjë e zezë katran
Brez pas brezi Krajl ka ngran
Se jem shqipe me dy krena
Kuq e zi nëpër vena

Jam Shqiptar me tirq, e plis
Se kam besë, e kam fis
Venali më lindi Zoti
Autokton i paq si loti.

 

ME JA KNAQ ZEMRËN DUSHMANIT

Po ç’mra nmen, e mu kujtue
E kam mlue, e qit mas meq
Se kit plagë pata harrue
S’duron shpirti me përmen

Gat kish shkue, tj rënkue
Shumë kish majt mi supe tveta
Qe sa shekuj tj gjëmue
Kjo nënlokja e gjorë e shkreta

Seq vajtoj nëna Shqipni
Tj lotu si n’gur të varrit
That i meti sofra n’shpi
Tj vajtu ferkemt e djalit

Çysh pa qikë, meti dhe votra
Çysh pa zogë, meti dhe mali
Çysh pa djal, meti dhe kodra
Pa bari, meti dhe stani

Kush punoj, e veproj
Në mëmdhe i poshtnuen
Kush urdhnoi, e i largoj
Larg nga votra i dëbuen

Bash e ran me lanë vatanin
Me ja knaq zemrën dushmanit
Bash e ran me lan shtëpin
Me ja knaq zemrën Serbisë/ hordhisë

Seq vajtoj nëna Shqipni
Tj lotu si n’gur të varrit
That i meti sofra n’shpi
Tj vajtu ferkemt e djalit.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...

Nga Rrezarta Dushi: Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor

Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve është një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor....