Poeti Ilmi Tahiri boton dy libra të rinj: “Shqipëria do të ribashkohet përsëri” dhe “Fluturat e atdheut”

- Advertisement5 -

Autori  Ilmi Tahiri, vjen para lexuesve me dy botime të reja, të cilat panë dritën e botimit në një datë domethënëse – Ditën e Alfabetit Shqiptar.

- paragrafi 1 -

Me veprat “Shqipëria do të ribashkohet përsëri” dhe “Fluturat e atdheut”, një libër i dedikuar posaçërisht fëmijëve, krijuesi e përmbyll ciklin e tij prej shtatë vëllimesh poetike të botuara në pesë vitet e fundit.

- Advertisement -

Tahiri vazhdon të afirmojë dashurinë për atdheun, identitetin dhe gjuhën, duke i dhuruar lexuesit poezi që frymëzojnë dhe prekin shpirtin.

Postimi i autorit:

Të dashur miq, lexues e lexuese, me gëzim të veçantë po ndaj me ju lajmin e bukur që pikërisht paradje, në Ditën e Alfabetit Shqiptar, dolën nga botimi dy librat e mi më të rinj poetikë:

- Advertisement -

“Shqipëria do të ribashkohet përsëri”
“Fluturat e atdheut” – libër i dedikuar fëmijëve.

Me këto dy vëllime, përmbyllen shtatë librat poetikë që kam botuar brenda pesë viteve të fundit:

Sytë kah atdheu

U ktheva atdhe

Për ty Kosovë

E bukura Shqipëri

Për ty atdhe

Shqipëria do të ribashkohet përsëri

Fluturat e atdheut (për fëmijë)

582282749 1188535226711028 8447896194685753209 n

468864202 9971742622855107 7961631642674799766 n