Podujevës i shtohet një Doktoreshë e re e Stomatologjisë – Elona Gashi mbron me sukses temën e diplomës

- Advertisement -

Studentja Elonë Gashi ka arritur një nga momentet më të rëndësishme në rrugëtimin e saj akademik dhe profesional, duke mbrojtur me sukses temën e diplomës dhe duke u diplomuar si Doktoreshë e Stomatologjisë.

- paragrafi 1 -

Ajo në një postim në rrjete sociale, shpreh mirënjohjen e thellë ndaj të gjithë atyre që kanë qenë pjesë e kësaj rruge sfiduese dhe të paharrueshme.

- Advertisement -

Elona falënderon në radhë të parë Zotin për forcën dhe shëndetin gjatë viteve të studimeve, familjen për mbështetjen e palëkundur dhe sakrificat e tyre të përditshme, si dhe partnerin dhe shoqërinë për përkrahjen dhe dashurinë që i kanë dhënë motiv për të ecur përpara.

Një falënderim i veçantë nga Elonë Gashi shkon për mentoren e saj, Prof. Ass. Dr. Donika Bajrami, e cila e ka udhëhequr dhe mbështetur në çdo hap gjatë përgatitjes së temës së diplomës, duke kontribuar në cilësinë dhe suksesin e punimit të saj.

- Advertisement -

“Këtë arritje ia dedikoj prindërve të mi,” shkruan Dr. Gashi me emocion, duke reflektuar mirënjohjen për rrënjët dhe mbështetjen e pakushtëzuar familjare.

Ky është vetëm fillimi i një kapitulli të ri për Elonën, e cila tashmë ka marrë një rol të rëndësishëm si profesioniste në fushën e stomatologjisë, me përkushtim të plotë ndaj shëndetit dhe mirëqenies së pacientëve.